1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreshjet e forta shtojnë numrin e të vdekurve në Indi dhe Bangladesh

3 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BPoD

Për shkak të rreshjeve të mëdha të mosunit numri i viktimave në Indi dhe në Bangladesh ka arritur në rreth 190. Sipas të dhënave të UNICEF-it rreth 20 milionë njerëz kanë marrë arratinë prej frikës nga përmbytjet. Në shtetin Uttar Pradesh po vazhdon evakuimi i 500 fshatrave. Mjaft të prekur janë edhe shtetet Assam dhe Bihar.