Rompuy i premton Jahjagës mbështetje në rrugën e Kosovës drejt BE-së
6 Shtator 2011Pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai tha se: "Bashkimi Evropian është shumë i kënaqur me marrëveshjen e fundit për vulat doganore dhe kadastrat e Kosovës. Marrëveshja është një zgjidhje e vërtetë evropiane për disa çështje shumë të vështira. Në veçanti e rëndësishme është marrëveshja për dogana, sepse mundëson heqjen e embargos tregtare", theksoi van Rompuy duke shtuar se të gjitha vendet e BE-së, duke përfshirë edhe Kosovën, kanë një perspektivë evropiane.
Presidentja Jahjaga tha se synimi kryesor i Kosovës është integrimi euroatlantik. Sa i përket ngurrimit të pesë vendeve të BE-së, që të njohin pavarësinë e Kosvës, ajo u shpreh: "Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende të BE-së nuk do të ndikojë në mbetjen e saj jashtë axhendës evropiane. Pavarësia e Kosovës është një proces i arritur me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s", tha ajo.
Presidentja Jahjaga në Bruksel do të takohet edhe me krerët tjerë të BE-së dhe NATO-s: përfaqësuesen për politikë të Jashtme, Chaterine Ashton, komisionerin për Zgjerimin, Stefan Füle, kryetarin e Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek ,dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Autor: Agenturen/B Cani
Redaktoi: A Verbica