Roli i NATO-s në Libi & Obama shpalli planet e luftimit të deficitit & Maqedonia shpërbën parlamentin
15 Prill 2011Çfarë do të bëhet më tej me misionin ushtarak të NATO-s në Libi? Kjo pyetje ishte të enjten (14.4.) në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. Për herë të parë që prej vitit 1966 Gjermania ishte mikpritëse e një takimi të tillë, në të cilin erdhën 60 delegacione, edhe nga shtetet arabe si Jordania, Katari dhe Maroku.
Presidenti amerikan, Barack Obama, prezantoi të mërkurën (13.4.) planet e tij për shpërbërjen e borxheve të shtetit. Deficiti amerikan prej 4 bilionë dollarësh do të ulet në një periudhë 12 vjeçare. Plani me rreziqe politike parashikon ndër të tjera kursime në sektorin e kujdesit shëndetësor, si dhe në buxhetin e mbrojtjes, por edhe rritjen e taksave.
Të enjten në mbrëmje, pas një debati maratonik, u vendos që të shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Më parë katër partitë më të mëdha parlamentare kanë rënë dakord që zgjedhjet të zhvillohen me 5 qershor.
Autor: Fatos Musliu/ Nina Werkhäuser/ Anna Engleke
Redaktoi: Bahri Cani