1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rivalitete midis Indisë dhe Pakistanit

15 Gusht 2011

Më 14 dhe 15 gusht 2011, Pakistani dhe India festojnë pavarësinë. Në vitin 1947 mori fund sundimi kolonial britanik. Rivalitetin e dy vendeve fqinjë i kanë kushtuar jetën më shumë se një milion vetëve.

https://p.dw.com/p/12G5r
IMinistrja e Jashtme Hina Rabbani Khar viziton S.M. Krishna në New Delhi
Ministrja e Jashtme Hina Rabbani Khar viziton S.M. Krishna në New DelhiFotografi: dapd

Dy fuqitë atomike, Pakistani dhe India quhen vëllezër të papabarabartë. Njëra, India, është e madhe, shkëlqen, dhe bota e do. Tjetri, Pakistani ështëi vogël, i izoluar dhe të tjerët nuk e duan. India, e sigurt në vetvete, kërkon një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me zhvillim mesatar prej 8 përqind në vit, India trajtohet si superfuqia e të ardhmes.
Pakistani, vlerësohet nga vëzhguesit si „failed state“ - shtet i dështuar, i pakontrollueshëm dhe vend ku fshihen terroristët dhe ekstremistët. Shembull i Osama Bin Ladenit e tregoi.
##b

Në të dy vendet së bashku jetojnë një e pesta e popullsisë së botës. Luftërat i kanë bërë dy vendet armiq të përbetuar, dy prej tyre kanë qenë për Kashmirin. Por konflikti i pazgjidhur i Kashmirit është një nga problemet, thotë politologu pakistanez Sajjad Naseer nga Lahore: "Për shembull para vitit 1984 nuk ka pasur diskutime për kalimin e kufirit në akullnajën Siachen, nuk ka pasur diskutime për ndarjen e ujrave territoriale të dy shteteve, ose grindje për projektin e liqenit artificial të planifikuar nga India. Pra puna nuk është vetëm tek Kashmiri, por shumë më tepër."

SHBA kërkon të largohet nga Afganistani deri në vitin 2014. Meqenëse Uashingtoni nuk i beson më plotësisht Pakistanit, aleatit më të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, mendon politologu Sajjad Naser se tensionet midis Indisë dhe Pakistanit nuk do të mbesin pa u shtuar. Të dy vendet duan thonë fjalën e tyre në vendosjen e rendit të ri të forcave rajonale dhe shfrytëzojnë tërheqjen e trupave amerikane: "E përbashkëta e të dy vendeve është se në të dy vendet sundon varfëri me madhe. Vetëm nëse ekziston paqja mund të ketë zhvillim. Zhvillimi vjen edhe nga tregtia. Prandaj ne tani duhet të kuptojmë se ndodhemi në qendër të përpjekjeve për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale, të cilat duhet të përmirësohen dhe nuk duhet të varen nga faktorët eksternë."

Nirupama Raos (Indi) dhe Salman Bashir (Pakistan)
Bisedime Pakistan Indi, Nirupama Raos (Indi) dhe Salman Bashir (Pakistan)Fotografi: AP

Sulmet e 2008 në Mumbai, të kryera nga terroristë paklistanezë, e kthyen mbrapsht procesin e brishtë të paqes midis Pakistanit dhe Indisë. Sipas ministrit indian të financave Pranab Mukherjee shpenzimet për mbrojtjen për vitin e ardhshëm do të jenë 37 miliardë dollarë. Pakistani nuk do të mbesë mbrapa. Që tani Pakistani ka ushtrinë e shtatë për nga madhësia në botë, e matur nga numri i ushtarëve. Paratë, mund të ishin investuar më mirë për arsim më të mirë dhe për përmirësimin e infrastrukturës në të dy vendet.
Por, jo vetëm India dhe Pakistani kanë mbetur të bllokuar nga konflikti disa dhjetëvjeçar. Edhe vendet e tjera fqinjë, si Bangladeshi i cili është ndarë në vitin 1971 nga Pakistani, Nepali, Bhutani apo Sri Lanka nuk mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Ky ka qenë qëllimi krijimit më1985 i Ligës Aziatikojugore për bashkëpunimin rajonal shkurtimisht SAARC.

Kashmir
KashmirFotografi: DW


Synimet ekonomike, si për shembull heqja e doganave ose krijimi i një zone të lirë ekonomike nuk mund të arrihet pa zgjidhjen e problemeve politike. Kjo ka të bëjë edhe me lehtësimet e vizave midis Indisë dhe Pakistanit, e cila nuk arrihet që prej 25 vjetësh, thotë ekspertja Savita Pande nga Universiteti Jaëaharlal-Nehrunë Neu Delhi: "Nëse marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistani do të ishin më të mira, atëherë edhe SAARC do të ishte më eficient. Arsyet nuk janë ekonomike, por politike. Një ditë sundon lufta, ditën tjetër vendoset armëpushimi. Papritur ne fillojmë të flasim me njeri tjetrin dhe cdo gjë është në rregull."

Këto intriga politike janë kaq të trishtueshme, kur mendon thotë Pande sa të ngushta janë lidhjet kulturore midis Indisë dhe Pakistanit. Filmat televizivë indianë pëlqehen shumë në Pakistan, po ashtu si edhe filmat e Bollywood-it.
Në Indi, vlerësohen poezitë pakistaneze në urdu. Edhe shumë politikanë kanë lindir në vendin fqinjë, kanë kaluar aty disa vite të fëmijërisë, si përshembull kryeministri indian Manmohan Singh ose ish presidenti pakistanez, Pervez Musharraf. Kështu që megjithë të kaluarën e errët, shumë vetë besojnë në një të ardhme më të mirë.

Autor: Priya Esselborn / Aamir Ansari/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani