1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

23 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BKxM

Pas fitores së qartë të partisë së tij islamiko-konservatore kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan do të qeverisë i vetëm pa koalicion. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare partia e Erdoganit "për drejtësi dhe zhvillim" arriti 47% të votave. Kështu AKP do të ketë në të ardhmen 349 prej 550 deputetëve. Partia e majtë "popullore republikane" e udhëheqësit opozitar, Deniz Bajkal arriti të marrë vetëm 21 % të votave. E përfaqësuar në parlament do të jetë edhe partia e lëvizjes popullore. Presidenti i komisionit evropian, Hose Manuel Barroso e uroi Erdoganin për fitoren në zgjedhje. Tani Turqia duhet të çojë përpara reformat politike dhe ekonomike, tha Barroso.