Rezultatet e pritura të zgjedhjeve në Iran
21 Shkurt 2004Reklamë
Sipas të dhënave më të reja, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Iran ishte rreth 50 përqind, që do të thotë se kësaj radhe votuan rreth 20 përqind më pak qytetarë se në zgjedhjet e kaluara para katër vjetësh. Megjithatë këto rezultate janë në kundërshtim me të gjitha prognozat dhe sondazhet e mëparshme, të cilat parashikonin një pjesmarrje në zgjedhje prej më pak se 30 përqind. Prognozat e këtilla janë dhënë prej reformatorëve, shumica e të cilëve janë hequr prej listave zgjedhore prej Këshillit mbikcyrës ose kanë refuzuar pjesëmarrjen në zgjedhje në shenjë proteste ndaj këtij vendimi.
Edhe gjatë votimit dukej se prognozat janë të sakta, sepse në vendvotime nuk mbretëronte ndonjë atmosferë pejsëmarrje masive, si herën e kaluar. Shumë iranianë kishin vendosur që këtë ditë feste ta kalojnë në gjirin familjar dhe të merren me cështjet private. Poashtu dukej se apelet e konservatorëve për pjesëmarrje në zgjedhje do të rezultojnë pa sukses. Kryetari i Këshillit Mbikcyrës Janatti kishte bërë thirrje gjatë kohës së lutjes së mëngjesit në këtë ditë feste, që edhe presidentit amerikan Xhorxh Bush t'i jepet një mësim. Pas të gjitha këtyre zhvillimeve ishte një befasi e dorës së parë zgjatja e orarit të zgjedhjeve edhe për disa orë. Ishte ndoshta pikërisht kjo zgjatje ajo e cila entuziazmoi edhe shumë zgjedhës të shkojnë në vendvotime.
Ishte shumë e qartë se në shumë vendvotime në Teheran, koha e votimit ishte zgjatur jo për shkak të tollovisë, por që zgjedhësve t'u jepet edhe një shans për votim. Ndërkohë që mediat elektronike tërë ditën bënin thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje duke e quajtur këtë një akt patriotik. Në vecanti televizoni tregonte skena të pandërprera zgjedhësish që thoshnin se janë të lumtur që kanë mundur të votojnë.
Rezultatet përfundimtare pritet të bëhet të ditura më vonë, por nuk ka asnjë pikë dyshimi se keservatorët kanë shënuar fitore. Ata as që kishin konkurrencë të denjë, pasi që ishin përjashtuar nga gara rreth 2.500 kandidatë reformatorë, ndër të cilët edhe vet vëllau i presidentit Khatami.
Vet presidenti do të ketë shumë më vështirë t'i realizojë synimet e tija. Ai nuk ia doli që as në parlamentin e kaluar me një shumicë reformatore të realizojë synimet e veta për reforma më të shpejta, ndërkohë që tashti me një shumicë konzervatore kjo do të jetë totalisht e pamundur.
Reklamë