1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reco Shlauh: Angazhimi i koncernit Hochtief në Shqipëri, semafor i gjelbër edhe për investues të tjerë gjermanë

Ani Ruci / TIranë30 Gusht 2004

Sekretari i shtetit pranë ministrisë gjermane të ekonomisë, Reco Shlauh zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë. Shqipëria kërkon nga Gjermania një bashkëpunim më të madh dhe më konkret për përmirësimin e zhvillimit ekonomik. Në fund të vitit në Berlin do të organizohet dita e ekonomisë së Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/AsAV
Reco Shlauh, sekretar shteti në Ministrinë gjermane të Ekonomisë
Reco Shlauh, sekretar shteti në Ministrinë gjermane të EkonomisëFotografi: AP

Gjermania është donatori kryesor në nivelin e BE-së dhe në atë bilateral në Shqipëri. Pas invesitmeve dhe pranisë së koncereneve të mëdha gjermane si Siemens, Daimler Crysler, Volksvagen dhe së fundi Hochtief, që ka marrë me koncesion aeroportin ndëkrombëtar të Tiranës "Nënë Tereza", pala gjermane është e interesuar të shohë edhe mundësitë në fusha të tjera për investime në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi i vizitës zyrtare që zhvillon sot në Tiranë sekretari i shtetit pranë ministrisë gjermane të ekonomisë, deputeti Reco Shlauh, politikan i partisë ekologjike. Nga ana e saj Shqipëria kërkon nga Gjermania një bashkëpunim më të madh dhe më konkret për përmirësimin e zhvillimit ekonomik. Kjo u ritheksua në kuadër të vizitës së zyrtarit nga Berlini, Reco Shlauh, i cili ka pasur gjatë ditës takime me ministrin e ekonomisë, Anasatas Angjeli, ministrin e jashtëm Kastriot Islami dhe ministrin e transportit Spartak Poci. Në orët e pasdites Shlauh do të ketë edhe një takim me kryeministrin Fatos Nano. Sipas zotit Shlauh Gjermania e ka parë gjithmonë Shqipërinë si një partnere prioritare në projektet e bashkëpunimit teknik dhe financiar. Vlera e investimeve dhe projketeve të firmave gjermane në Shqipëri nuk ka të bëjë vetëm me aspektin financiar, por edhe me transmetimin e përvojës dhe të standardeve në fushën e menaxhimit. Sipas tij angazhimi i disa koncerneve të mëdha, dhe se fundi gjigandit të ndërtimit Hoxchtief do të shërbejë si një semafor i gjelbër edhe për të nxitur edhe investues të tjerë gjermanë. Sektorët e angazhimit të mundshëm të palës gjermane në Shqipëri janë ai i energjetikës, i shëndetësisë, i ujësjellësit dhe kanalizimeve si dhe i menaxhimit institucional të tregut. Reco Shlauh publikoi zyrtarisht në Tiranë, se në fund të vitit në Berlin do të organizohet dita e ekonomisë së Shqipërisë, një moment i rëndësishëm ky për njohjen e mundësive për investime në Shqipëri. Investimet gjermane në Shqipëri deri vitin e kaluar kapin shifrën prej 238 milionë euro.