1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Re e helmët gazi mbi Kiev

18 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJK8

Pas një aksidenti hekurudhor në Ukrainë një re me gaz të helmët rrezikon jetën e mijera njerezve. 6 vagona që transportonin fosfor të verdhë morën zjarr të hënën gjatë aksidentit. Substanca helmuese u përhap në formën e një reje të bardhë mbi një territor prej 90 km katrorë rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Kiev. Këtë e konfirmoi ministria e shëndetesisë e Ukrainës. Në këtë zonë banojnë 11. 000 njerëz. Popullsisë iu bë thirrje, që të mbajnë maska gazi dhe të mos dalin nga shtëpitë.