1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Rasti" Kövesi

Robert Schwartz
27 Shkurt 2019

Dy vjet më parë Bashkimi Europian vendosi krijimmin e një Prokurorie europiane (EUStA). Por kërkimi i një prokurori europian kthehet të përshtatshëm u kthye në politikum të keq.

https://p.dw.com/p/3E98n
Rumänien Bukarest - Laura Codruta Kovesi der Antikorruptionsbehörde
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Mihailescu

Plani kohor për krijimin e Prokurorisë Europiane (EUStA) u bë i qartë që në fillim: Autoriteti i ri duhet të fillojë punën më 2020. Synimi i tij, hetime mbarëevropiane kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe mashtrimeve me paratë e BE. 16 vende anëtare, mes të cilave dhe Rumania, patën rënë dakord në prill 2017 që Prokuroria Europiane (EUStA) të krijohej në kuadër të një "bashkëpunimi të forcuar". Ndërkohë në këtë plan marrin pjesë 22 nga 28 vendet anëtare të BE.

Tre kadidatë për postin e ri të Prokurorit kanë arritur të shkojnë deri në raundin e fundit. Një komision i pavarur ekspertësh ka bërë zgjedhjen, sipas kritereve profesionale dhe Parlamenti Europian ka propozuar që postin ta marrë prokurorja rumune Laura Kövesi, dhe jo francezi Jean Francois Bohnert ose gjermani, Andres Ritter. Këto ditë merret vendim përfundimtar.

Kövesi, sinjal alarmi për Bukureshtin

Siç u pa tani, ish drejtoresha e zyrës rumune për luftën kundër korrupsionit, DNA, nuk ka qenë vetëm sinjal alarmi për social-liberalët e qeverisë në pushtet në Bukuresht. Pas një sulmi frontal nga partia socialdemokrate PSD, parti në pushtet, dhe partneres së saj pseudoliberale ALDE, kundër juristes Kövesi, të vlerësuar nga BE është shprehur edhe Bullgaria.

Sipas njoftimeve nga rrethet diplomatike në Bruksel, në Komisionin e përfaqësuesve të përhershëm të BE, kundër kandidaturës së Kövesit nuk votoi vetëm ambasadorja rumune në BE, por edhe kolegu i saj bullgar. Bullgaria, po ashtu si Rumania ka probleme kronike me korrupsionin e përhapur gjithandej. Të dy vendet ndodhen nën monitorim të fortë që me futje e tyre në BE, në vitin 2007. Laura Kövesi gëzon edhe në Bullgari respekt të madh.

Rumänien Bukarest Protest gegen Korruption
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/V. Ghirda

E preferuar edhe në Bullgari

Mbas vizitës së saj në Sofje dy vjet më parë, shumica e bullgarëve e vlerësojnë Kövesin, si luftëtare e vendosur kundër korrupsionit shtetëror. Njëkohësisht në internet kundër saj ngrihen pretendime se ajo është "një projekt amerikan". Edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov e ka kritikuar disa herë luftëtaren e korrupsionit, të cilës ia kanë frikën. Sipas Borisovit, Bullgarisë nuk i duhet "modeli rumun", por duhet të orientohet më shumë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.

Marrja në pyetje këtë të martë nga Komisioni për lirinë qytetare, drejtësinë dhe çështjet e brendshme, si dhe nga Komisioni për kontrollin e buxhetit është një etapë tjetër e procesit për zgjedhjen e shefes së prokurorisë europiane. Shpifjet e bëra nga qeveria e Bukureshtit dhe sidomos një histori e çuditshme procesi dënimi, që u bë shpejt e shpejt pas përcaktimit të saj si kandidate nga sistemi i ri i drejtësisë në Rumani, mund të dobësojë shanset për zgjedhjen e Kövesit. Ka eskpertë në Bruksel që thonë të kundërtën, se mënyra se si qeveria e vet është duke u sjellë kundër saj tregon për punën e shkëlqyer që ajo ka bërë si drejtore e DNA.

Rumänien Proteste in Bukarest
Fotografi: DW/C. Stefanescu

Autogol për qeverinë e Bukureshtit?

Në Parlamentin Europian janë duke u shtuar përkrahësit e kandidaturës së saj. Jo vetëm politikanë konservatorë nga Partia Popullore Europiane (EVP) dhe fraksioni liberal ALDE, por edhe anëtarët e socialdemokratëve europianë dhe Të gjelbërit duan që të mbështesin Kövesin për tu zgjedhur. Sa e rëndësishme është kjo përkrahje dhe sa e suksesshme ka qenë puna lobiiste e qeverisë rumune kundër kandidaturës së saj, do të tregohet në dy raundet e fundit të procesit të zgjedhjes. Në Pleniumin e Parlamentit Europian do të shkojë të mërkurën vetëm fituesi i etapës së ndërmjetshme, për tu zgjedhur me dy të tretat si prokuror i ri europian.

Nuk ka rëndësi nëse Laura Kövesi mbërrin deri në fund apo jo. Qeveria social-liberale rumune ka bërë autogol gjatë mbajtjes së presidencës së BE. Ka kohë që bëhen spekullime për t' i përjashtuar të dyja partitë nga familja e partive europiane. Procesi i vazhdueshëm kundër drejtësisë së pavarur dhe kundër shtetit të së drejtës do të detyrojë disa politikanë europianë që të veprojnë. Për shkak të besueshmërisë që u duhet para zgjedhjeve europiane.