Raportet e BE-së për vendet e EJL dhe reagimet në Kosovë e Maqedoni
17 Tetor 2009E gjithë Evropa Juglindore i kishte drejtuar sytë të mërkurën drejt Brukselit, ku Komisioneri për zgjerimin Olli Rehn paraqiti raportet vjetore për përparimin e secilit vend. Kroacia gjendet afër anëtarësimit, Maqedonisë i jepet drita jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësi, Turqisë i bëhen lavdërata dhe vëretjetje të shumta, ndërsa vendet tjera janë ende larg anëtarësimit.
Komisioni Evropian në raportin e progresit për Kosovën, propozoi fillimin e një procesi i cili do të çojë tek udhëtimi pa viza për qytetarët e këtij vendi. Poashtu propozoi fillimin e përgatitjeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare të BE-së me Kosovën, por pas përmbushjes së kushteve të nevojshme.
Reagimi në Maqedoni ndaj raprotit në Bruskel ishte euforik, pasi që Komisioni i dha dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Autoritetet politike vlerësojnë se rekomandimi për hapjen e bisedimeve është mirënjohje për të gjitha angazhimet e vendit në përmbushjen e reformave, por opozita mendon pak më ndryshe.
Autor: Christoph Hasselbach/Bekim Shehu/Fatos Musliu
Redaktoi: Bahri Cani