1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria turke reagon ashpër ndaj rezolutës së SHBA për armenët

12 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BqFL

Qeveria turke ka tërhequr përkohësisht ambasadorin e saj nga SHBA. Turqia reagoi me këtë veprim ndaj rezolutës së miratuar nga Komisioni i jashtëm i Dhomës së Senatit amerikan, ku masakra ndaj armenëve në fund të perandorisë otomane në vitin 1923, cilësihet si genocid. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Ban Ki Moon, dënon masakrën e armenëve, por nuk përmendi fjalën gjenocid. "Nuk bëj asnjë koment për ligjet që ndërrmarin vendet e ndryshme. Kjo është çështje mes SHBA-ve dhe Turqisë", është shprehur Ban. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi, thotë se rezoluta e miratuar këtë javë nga Komisioni i Kongresit, ku vrasja e dhjetra mijëra armenëve nga turqit e Perandorisë Otomane në periudhën Luftës së Parë Botërore, cilësohet si gjenocid, do të hidhet për votim në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve.