1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria shqiptare premton nxitjen e zhvillimit të Shkodrës dhe Lezhës

Leka Plani22 Maj 2006

Kryeministri shqiptar Sali Berisha u shpreh sot në Shkodër se "Qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet për të konkretizuar zbatimin e planit rajonal për zhvillimin e l5 viteve të ardhme të rajonit të Shkodrës dhe Lezhës.

https://p.dw.com/p/Arfm
Duke votuar, 2005
Duke votuar, 2005Fotografi: picture-alliance / dpa

"Prezantimi i Planifikimit dhe Zhvillimit Territorial të Qarqeve Shkodër dhe Lezhë", ka qënë tema e konferences rajonale të organizuar sot në Shkodër, me pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, kryeparlamentares Jozefina Topalli, përfaqësuesit të këshillit europian Nelson, e mjaft ministrave, deputetetëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, intelektualëve etj.

Në emër të Qeverisë dhe mbarë popullit shqiptar fillimisht Berisha i përcolli përshëndetjet popullit malazez për vendimin e tij historik të marrë dje në referendum për pavarësinë e Malit të Zi. Me votën e tyre u shpreh ai, populli malazez hapi rrugën e sigurtë drejt integrimit europian. Ai theksoi Berisha sëbashku me qytetarët e tjerë malazezë pavarësisht nga origjina etnike, dhanë ndihmesën e tyre në ndryshimin e Ballkanit. Ky vendim, së bashku me statusin përfundimtar të Kosovës dhe pavarësinë e saj, i çelën rrugën qytetarëve të lirë dhe vëndeve, që punojnë në mirësi dhe mirëkuptim për të ardhmen e tyre të përbashkët europiane.

Me këtë rast, Kryeministri shqiptar garantoi popullin dhe Qeverinë e Malit të Zi se" Shqipëria është e vendosur të zgjerojë dhe intensifikojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me vendin e pavarur fqinjë. Plani që paraqitet sot, është mjaft ambicioz dhe përcakton qartë detyrat e qeverisë dhe qeveritarëve vendorë në forcimin dhe intensifikimin e marëdhënjeve", nënvizoi Berisha.

Më pas kryeministri shqiptar, foli për shpërndarjen e përvojave më të mira të të dy vëndeve, me qëllim krijimin e hapësirave të reja të bashkëpunimit ndër-rajonal, duke patur parasysh potencialet e mëdha njerëzore e natyrore që posedon Shkodra dhe i gjithë rajoni në përgjithësi. Sipas tij forcimi i bashkëpunimit, përbën një hartë të re rruge për Qeverinë dhe autoritetet shqiptare, ku Shkodra, Lezha me pavarësinë e Malit të Zi u hapet një derë e madhe këthehen në promotorët më të mëdhenj të zhvillimit të këtij rajoni.

"Shkodra në shekuj ka qënë djepi i qytetërimit tonë perëndimor. Rajoni i saj përvec potencialeve të shumta dhe të gjithanëshme, trashigimisë historike e kulturore të pashoqe, brigjeve që lagen nga Adriatiku dhe njëri prej liqeneve më të mëdhenj të Evropës, lagunave, lumenjëve , porteve e aeroporteve, tokës pjellore masive alpine me bukuri mahnitëse, pyjeve të shumta, minjerave si rradhë ndonjë rajon tjetër i kontinentit, natyrisht do të ketë një të ardhme të mirë", theksoi Berisha.

Por Shkodra nga ana tjetër është qyteti që pagoi më shumë se çdo qytet tjetër, ndëshkimin për shpirtin liridashës dhe atdhetar të qytetarëve të saj. Ndaj dhe sot deklaroi kryeministri shqiptar" Shkodra është qyteti i rrugëve të shkatërruara, të kanalizimeve që mungojnë, papunësisë massive, varfërisë dhe pse jo mjerimit të papranueshëm". Unë garantoi qytetarët e Shkodrës tha Berisha në takimi" se qeveria është e vendosur që të bëjë çdo përpjekje dhe investim, që të shndërrojë në realitet planin e zhvillimit të këtij distrikti. Unë jam i vetëdijshëm se ky plan kërkon disa buxhete dhe mundësitë janë të mëdha, se për ne vendimtare është që të shëndërrojmë pasuritë e Shkodrës, burimet e pafundme të këtij rajoni në të mira për qytetarët e saj, për qytetarët e rajonit, për qytetarët Shqiptar.

Ndaj dhe qeveria që unë kryesoj u shpreh Berisha, ka vendosur të përqëndrohet para së gjithash në investimin në burimet njerëzore dhe brënda një kohe të shkurtër të dyfishojmë buxhetin për sektorët e rëndësishëm dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të Shkodrës dhe të rajoneve të tjera të vëndit. Falë pozicionit të saj gjeografik, Shkodra historikisht ka qënë një kryeurë e vëndit me botën perendimore, ndaj tha ai dhe ngritja e infrastrukturës me shpejtësi në rajon, përbën një përparësi të tonën madhore".

Ndër projektet konkrete të qeverisë, Berisha veçoi koridorin Adriatiko-Jonian i cili së shpejti fillon punimet, falë ndihmës së Qeverisë Italiane. Korridori trans-alpin i cili e lidh Shkodrën me qytetet e Kosovës me të cilat ka patur shkëmbime në shekuj dhe mijëvjeçarë. Pra, ndërhyrja në këtë qytet është emergjencë, prandaj qeveria do t’a trajtojë si të tilla problemet e mëdha me të cilat përballet infrastruktura tepër e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Shkodrës dhe Lezhës, por e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë, për ato malazezë e kosovarë.

Pra infrastruktura realisht me një rëndësi të madhe rajonale. Ne jemi të fokusuar shumë në uljen e papunësisë dhe në inkurajimin e biznesit. Prandaj kam bindjen u shpreh kryeministri shqiptar Sali Berisha se nëqoftëse autoritetet vendore do t’u përmbahen detyrimeve të tyre, buxheti i qeverisë, ndihmat e vëndëve mike, të institucioneve ndërkombëtare dhe bashkimit europian, do të vërshojnë drejt rajonit Verior të Shqipërisë