1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria izraelite vendos për rritjen e ndihmave për të mbijetuarit e Holokaustit

20 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BW0j

Tel Aviv: Qeveria izraelite dhe shoqatat e të mbijetuarëve të Holokaustit kanë rënë dakord për një mbështetje më të madhe financiare për ata që kanë vuajtur në kampet e përqëndrimit gjatë kohës së nacionalsocializmit. Marrëveshja parasheh që të mbijetuarit e Holokaustit të cilët deri tani nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, krahas pensionit të përfitojnë një ndihmë mujore shtesë në lartësi prej 211 euro. Ndërkaq të mbijetuarit të cilët kanë marrë ndërkohë dëmshpërblimin nga Gjermania të përfitojnë edhe një ndihmë shtesë vjetore në lartësi prej 530 eurosh. Qeveria izraelite sipas disa të dhënash do t'i drejtohet qeverisë gjermane për mbulimin e këtyre shpenzimeve.