1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria amerikane kërkon pajtimin kombëtar në Irak

6 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BQIv

Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates i ka vlerësuar zhgënjyese përpjekjet e politikanëve irakianë për pajtimin kombëtar. Qeveria në Uashington duhet të mendojë për stacionimin e ushtarëve të tjerë, n.q.s. deri në shtator nuk arrihen përparime në bashkëjetesën paqësore të grupeve të ndryshme etnike dhe fetare, tha ai në një intervistë me stacionet amerikane. Gates theksoi sërish, se SHBA e kishin nënvlerësuar përmasën e konfliktit ndërmjet shiitëve dhe sunitëve në Irak. Deri tani udhëheqja në Uashington përpiqet më kot për një ligj, që të mundësojë shpërndarjen më të drejtë të fitimeve nga nafta dhe për një afat për zgjedhjet rajonale.