Qeveria amerikane harton rregulla për firmat private të sigurisë
6 Dhjetor 2007Reklamë
Qeveria amerikane ka hartuar rregulla të reja për veprimin e forcave private të sigurisë në Irak. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Tom Casey tha se janë përcaktuar rregulla dhe përgjegjësi shumë të qarta për përdorimin e dhunës. Mirëpo zëdhënësi nuk dha hollësi për këto rregulla, të cilat u miratuan për shkak të aferës së shërbimit privat të sigurisë, "Balckëater". Kjo firmë private e sigurisë në shtator ka hapur zjarr kundër një grupi njerëzish dhe ka vrarë 17 civilë të pafajshëm. Firma ka hedhur poshtë këto akuza.