1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qendër për muzikën e vjetër në Köln

4 Mars 2012

Kölni është prej kohësh qendër e muzikës së vjetër, ku artistët stimulojnë njëri-tjetrin dhe ku e reja zbulon të vjetrën. Për t'i thelluar këto mundësi u krijua qëndra muzikës së vjetër në Këln.

https://p.dw.com/p/14ERX
Kulla e Heliosit në Köln-Ehrenfeld
Kulla e Heliosit në Köln-EhrenfeldFotografi: Marita Berg
Të rinjtë interesohen pë instrumentat e vjetër
Të rinjtë interesohen pë instrumentat e vjetërFotografi: Michael Rathmann

Prej dekadash është zhvilluar në Këln një skenë e muzikës së vjetër, që i kushtohet stileve muzikore evropiane të mesjetës, renesansës (rilindjes) dhe barokut. Këtu bëjnë pjesë ansamble të njohura si Concerto Këln, La Stravaganza Këln und Cantus Cëllln apo soliste si Dorothee Oberlinger, apo Andreas Staier, për të përmendur vetëm disa emra: Me iniciativë të Concerto Këln janë grumbulluar tashmë një numër i madh muzikantësh dhe kanë themeluar në dhomat e provave të Concerto Këln të parën dhe deri ta vetmen "qendër për muzikën e vjetër" në Gjermani, ZAMUS.

Që nga viti 2004 Ansambli Concerto Këln ka marrë me qira një dhomë për prova në territorin e një ish fabrike të energjisë elektrike. Fabrika Helios e quajtur si Perëndia greke e diellit Helios në fund të shekullit të 19-të prodhonte kryesisht llampa për ndriçim. Si simbol i lagjes së Këlnit Ehrenfeld ende sot ngrihet mbi pullazet e ndërtesave përreth kulla Helios e ndërtur në vitin 1892. Një kullë e ndriçuar në mesin e qytetit, ku tani u hap ZAMUS, "Qendra për muzikën e vjetër". Jochen Schäfsmeier, drejtor menaxhues i Concerto Këln thotë: „ Ideja atëherë u krijua, sepse këtu kishte hapësirë shumë të madhe dhe se sipas përvojës, vullneti i fondeve publike për të mbështetur nuk ishte për ansamblet e veçanta, por për t'i kombinuar me njëri-tjetrin. E tëra vazhdoi për disa vjet, ku edhe aktorë, që ekzistojnë në një marrëdhënie të shëndoshë konkurrence me njëri-tjetrin, janë ulur së bashku për të menduar se çfarë mund të bëjmë. Deri sa vitin e kaluar u themelua Shoqëria e Këlnit për muzikën e vjetër, e cila është si të thuash shoqatë ombrellë për muzikën e vjetër këtu në Këln.“

Një strehë e re

Për të bindur sponsorët publikë dhe privatë për idenë e qendrës për muzikën e vjetër, fillimisht duheshin bërë plane konkrete për qendrën e re. Në seanca të shumta, muzikantë dhe menaxherë nga radhët e muzikës së vjetër zhvilluan plane dhe formuluan qëllime. „Ne duam të krijojmë këtu dhoma për prova, por njëkohësisht duam të krijojmë zyra dhe mundësi pune për ansamble të ndryshme. Me këtë ide kemi bindur pastaj qytetin dhe landin dhe kemi përfunduar fazën e parë të ndërtimit. Duhen bërë edhe disa gjëra të vogla. Që do të thotë: ne kemi tani dy dhoma për prova, kemi në dispozicion disa instrumenta, që mund të përdoren nga të gjithë."

Nga ceremonia e hapjes së ZAMUS
Nga ceremonia e hapjes së ZAMUSFotografi: Michael Rathmann

Mbështjetje financiare ZAMUS ka marrë nga landi Renani Veriore- Vestfali, nga Zyra e Kulturës të qytetit të Këlnit dhe nga fondacioni për kulturën i RheinEnergie. Ndërkohë ansamblet e para kanë hyrë në zyrat e tyre, duke përshirë Capella Coloniensis, orkestrën e re dhe Cantus Cëlln. Përveç kësaj dhomat e provave mund të jepen me Qira me çmim të ulët dhe musikantët kanë në dispozicion çembalo të ndryshëm dhe një piano. Dhomat e takimeve dhe dhomat vokale janë një vend ideal për muzikantët dhe anëtarët e ansamblit.

Me në fund është gjallëruar jeta në kullën historike të Heliosit, është krijuar një rrjet social për muzikën e vjetër. Aty bëhen prova, diskutohet dhe muzikantët, që nuk kanë punuar kurrë më parë me njëri-tjetrin, takohen në ZAMUS me njëri-tjetrin dhe zhvillojnë ide dhe projekte të reja.

Muzikë e vjetër për të rinjtë

Qendra e re nuk do të jetë vetëm atdheu i skenës së vjetër muzikore, ajo do të shfrytëzohet rregullisht edhe për ngjarje të tilla, si simpoziume, koncerte dhe projekte pedagogjike, si koncerte gratis për nxënës, të cilat Concerto Këln i ofron këtu prej disa vitesh. Grupi i synuar në këtë rast është prej 8 deri 18 vjeç dhe nuk ka përndryshe aspak kontakt me muzikën klasike. Përmes kontaktit direkt me muzikantët nuk reduktohen vetëm rezistencat, por zgjohet edhe interesi për muzikën. Nxënësit mësojnë se sa tërheqëse mund të jetë muzika e vjetër.

Koncert me fëmijë në ZAMUS
Koncert me fëmijë në ZAMUSFotografi: Michael Rathmann

Autor: Marita Berg/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi