Qendra tё mbyllura pёr refugjatёt nё Greqi
26 Nëntor 2019Giorgos Stantzos nuk tё fal. Pasi qeveria e Athinёs shpalli mbylljen e strehimores sё refugjatёve tё mbingarkuar pёrtej kapaciteteve nё lindje tё Egjeut dhe hapjen e qendrave tё reja tё mbylllura pёr streim tё pёrkohshёm deri nё shqyrtimin e kёrkesave pёr azil, kryebashkiaku i ishullit Samos kёrcёnon hapur me pasoja. I gjithё kёshilli bashkiak do tё japё dorёheqjen, nё rast se qeveria do t'i pёrmbahet planeve tё shpallura, paralajmёron Stantzos. Ndёrkohё qё deri vonё ish-socialisti e pati mbёshtetur kursin e ri tё konservatorёve nё pushtet. Çfarё ka ndryshuar? Nё fakt asgjё, shpjegon nё bisedё pёr DW nёnkryetari i bashkisё, Giorgos Dionysiou. Me propozimin e qeveritarёve pёr krijimin e kampeve tё mbyllura, nё Samos parimisht janё dakord. Por: "Ne jemi kundёr strehimit edhe tё 5.000 tё ardhurve tё rinj, ka ardhur koha tani qё ishulli ynё tё ҁlirohet nga kjo ngarkesё", kёrkon ai.
Frikë për sigurinë qytetare
Jo larg bashkisё refugjatёt e migrantёt qendrojnё nё qendrёn e regjistrimit tё Vathy-sё nё kushte tё mjerueshme. Gati 700 vetё janё strehuar nё kazermёn e dikurshme, por ndёrkohё ata janё bёrё mё shumё se 5.000. Shumica vijnё nga Afganistani, Iraku apo Afrika. Kampi i ka tejkaluar tё gjitha kapacitetet. Familje tё tёra qëndrojnё nё ҁadra emergjence, nuk kanё akses nё mjediset sanitare. Gjatё ditёs tё sapo ardhurit kalojnё kohёn duke u sjellё nёpёr rruget e dyqaneve dhe nё qendёr tё qytetit.
Kёtu tashmё bёjnё fjalё pёr kushte tё ngjashme si nё Moria – duke pasur parasysh situatёn katastrofale tё refugjatёve nё kampin famёkeq Moria nё ishullin fqinjё Lesbos. Nёnkryetari i bashkisё thotё, se do tё ishte mirё, qё tё sapo ardhurirt tё mos sorrollateshin rrugёve tё lirё, por tё strehoheshin nё kampe tё mbyllura tё survejuara. „Nё rast tё kundёrt rrezikohet siguria e qytetarёve tanё – dhe tek e fundit edhe vet tё sapo ardhurit janё nё rrezik ", tёrheq vёmendjen ai.
"Njerёzit duhet tё ndihen sёrish tё sigurtё "- thuhet vazhdimisht nga radhёt e konservatorёve qeverisёs. Me kёtё kryeministri Mitsotakis mundi tё fitojё pikё nё luftёn elektorale. Lajmi imirё ёshtё: qё kampet e tejmbushura si Moria nё Lesbos apo edhe Vathy nё Samos do tё mbyllen. Nё vend tё tyre do tё krijohen strehimore tё mbyllura nё ishujt nё lindje tё Egjeut. Edhe nё kontinent, sipas mediave greke, janё planifikuar tё ngrihen kampe tё tilla. Kjo ёshtё rrjedhojё e premtimit tё qeverisё sё re, qё kёrkesat pёr azil do tё shqyrtohen me shpejtёsi. Më parë kёrkesat shqyrtoheshin nё afate tё gjata dhe refugjatёt prisnin me vite nё kampe tё hapura, deri sa të jepej vendimi. Tani azilkёrkuesit e refuzuar do tё strehohen nё qendra tё pёrkohshme kthimi dhe pas refuzimit tё azilit do tё kthehen menjёherё nё vendin fqinjё, nё Turqi.
Detaje ende nuk janё bёrё publike. Pёrfaqёsuesit e Amnesty International dhe tё UNHCR janё tё rezervuar. Politika e Athinёs ndёrkohё ёshtё duke debatuar lidhur me kuptimin e politikёs sё re ndaj refugjatёve. Kampet e mbyllura nuk i zgjidhin problemet, por krijojnё probleme tё reja, kritikon eurodeputeti i partisё sё majtё, Kostas Arvanitis: "Jo larg shtёpisё sime tё pushimeve nё Lavrion pranё Athinёs ёshtё njё kamp pёr 290 refugjatё. Kёta njerёz qarkullojnё tё lirё ҁdo ditё nё treg dhe fёmijёt e tyre shkojnё nё shkollё. Ne nuk kemi asnjё problem me kёtё", i tha Arvaniti DW-sё. Natyrisht qё ka dallim me njё kamp prej 290 kundrejt atij nё Moria me mijёra, vёren Arvanitis. Por nisma e qeverisё sё re tregon vetёm, se konservatorёt nuk kanё koncept pёr pёrballimin e krizёs sё refugjatёve. Fakt ёshtё qё pas ndryshimit tё qeverisё nё Athinё nuk ka rёnё numri i refugjatёve, pёrkundrazi ai ёshtё rritur, kritikon politikani i majtё.
Politika ndaj refugjatёve si "Problemi Nr.1"
Politikania konservatore Eliza Vozenberg nuk e pranon kёtё. Ajo thekson, se: "Numri nё rritje i tё ardhurve tё rinj nuk ka tё bёjё me ndryshimin e qeverisё, por me faktin, qё presidenti turk Recep Tayip Erdogan i lejon refugjatёt tё nisen drejt Europёs ", i thotё juristja DW-sё.
Sipas saj edhe qeveria e majtё ёshtё pёrgjegjёse pёr gjendjen qё kemi sot me refugjatёt, sepse ajo ka ndjekur politikёn e dyerve tё hapura, vёren Vozenberg. Tani ka ardhur koha qё politika ta ketё prioritet sigurinё e qytetarёve duke pasur si pikёrёndesё problemin e refugjatёve.