1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qarkullimi rrugor në Serbi, Lajme të këqija për ekonominë në Greqi

12 Dhjetor 2009
https://p.dw.com/p/L0F1
Ligji i ri për Sigurinë rrugore, i cili ka hyre në fuqi nga 10 dhjetori, sjell shumë risi, ndër të cilat është edhe regjistrimi i pikëve në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit. Rregullat e reja pritet të reduktonjë numrin e aksidenteve të trafikut në Serbi. Vladimir Minic. Po shtohen lajmet e këqija për ekonominë greke: borxhet publike kanë arritur rekorde, papunësia ka mbërritur nivelin prej 18 përqind, ndërkohë që firmat e tregtisë me aksione e kanë ulur atë nga shkalla „A-“ në „BBB+“. Janis Papadimitriu informon

Puna pa sigurim social është një fenomen i zakonshëm në Greqi, veçanërisht në radhët e emigracionit. Rreth 500-600.000 emigrantë janë të pasiguruar, kurse 350.000 të tjerë me siguracion të pjessshëm. Korrespondenti ynë në Athinë Niko Anagnosti u gjend në mesin e tyre dhe përcjell për ne shqetësimin e tyre të madh, nö njö kohö qö qeveria tani vepron e vendosur të vjelë kontributet e tyre dhe të shpëtojë arkat e debituara të sigurimit social.