1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës & Kriza në Greqi & Josipoviqi President i ri i Kroacisë

19 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/M5lR

Festimet e përvjetorit të dytë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të mërkurën me 17 shkurt, kaluan pa incidente serioze. Në të gjitha qytetet u organizuan manifestime festive, ndërsa ceremonia qendrore u mbajt në Prishtinë. Në kryeqytet u mbajt edhe seanca solemne e Parlamentit.

Greqia e zhytur në borxhe duhet të ndërmarrë masa të tjera kursimesh për të përballuar krizën buxhetore. Në takimin e ministrave të financave të BE-së, të martën (16.02.2010) u diskutuan propozimet e fundit të partnerëve evropianë, për reduktimin e deficitit buxhetor në Greqi.

Prej ditës së enjte mori fund karriera politike e politikanit të fundit të lartë na koha e ish-Jugosllavisë. Postin e Presidentit të deritanishëm të Kroacisë Stjepan Mesiq e mori pasardhësi i tij, Ivo Josipoviq. Në ceremoninë e betimit ishin të gjithë krerët e shteteve të Evropës Juglindore, përveç Presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili në Zagreb nuk shkoi për shkak të pranisë atje të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Autor: Bekim Shehu/Chritoph Hasselbach/Jörg Paaß

Redaktoi: Bahri Cani