Përurim i gazsjellësit greko-turk
19 Nëntor 2007Reklamë
Greqia dhe Turqia kanë lidhur rrjetet e tyre të gazit me një gazsjellës 300 km duke zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë. Kryeministrat e Greqisë dhe të Turqisë, Kostas Karamanlis dhe Rexhep Taip Erdogan, u takuan për inagurimin e gazsjellësit në lumin kufitar Evros. Gazsjellësi ka rëndësi për të gjithë Evropën. Përmes tij BE zbut varësinë e furnizimit me energji nga Rusia. Përmes gazsjellësit, Evropa është lidhet për herë të parë me furnizimet me gaz nga zona e Kaspikut dhe Azerbajxhanit. Rusia dhe Lindja e Afërt anashkalohen. Pas përfundimit të të gjitha punimeve, gazi do të kalohet për në Itali përmes një gazsjellësi nënujor. Kontrata përkatëse është nënshkruar ndërkohë.