1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përshtatje e vështirë në tregun gjerman të punës

Guilherme Correia da Silva / Amarildo Topi22 Mars 2013

Mjaftoi një artikull në një gazetë portugeze, që 15 mijë vetë të aplikonin për një vend pune në Gjermani. Një vit më pas një inxhinier që gjeti një vend pune është duke patur vështirësi me gjuhën gjermane.

https://p.dw.com/p/1827A
Fotografi: DW/Guilherme Correia da Silva

Pedro Santos po përpiqet të përshtatet me rregullat e bashkëjetesës në ndërtesën ku ndodhet apartamenti i tij. Në hyrje të ndërtesës është vendosur një plan se kush duhet të pastrojë shkallët nga papastërtitë apo të heqë borën nga trotuari në hyrje të ndërtesës. Ky planfikim ishte një shok për 29 vjeçarin Santos nga Portugalia. Ai erdhi në Gjermani në shtator të vitit të kaluar për të punuar si inxhinier. Sfida ishte e vështirë edhe pse ai fliste pak gjermanisht

"Gjermanishtja është një gjuhë e vështirë. Për të kuptuar e kam më të lehtë, ndërsa për të folur është shumë e vështirë. Por unë e dija se për çfarë kisha ardhur dhe doja të mësoja gjuhën sepse duhet të integrohesh 100 %", thotë Santos për DW.

Hap pas hapi ai është duke e bërë gjermanishten pjesë të jetës së tij të përditëshme. Ai shikon programe televizive në gjuhën gjermane dhe mundohet të flasë gjermanisht me banorët lokalë. Një vit më parë Santos as që mendonte se mund të jetonte në Gjermani, deri në momentin që lexoi një artikull në një gazetë portugeze.

"Lexova një artikull për Schwäbisch Hall, një qytet gjerman që kërkonte inxhinierë mekanikë dhe elektrikë. Prandaj mendova: Pse jo? Gjithmonë kisha dëshiruar të punoja e jetoja në një vend tjetër europian."

Pedro Santos, Ingenieur, Ziehl-Abegg
Pedro Santos gjatë orarit të punësFotografi: DW/Guilherme Correia da Silva

Përgjigja e shumëpritur

Schwäbisch Hall, është një qytet me rreth 40,000 banorë në Jug të Gjermanisë, ku mosha mesatare është shumë e lartë dhe ka nevojë për punëtorë të kualifikuar. Kështu qyteti organizoi një fushatë dhe ftoi gazetarë nga vendet në krizë: Greqia, Spanja dhe Portugalia. Autorja e artikullit në gazetën portugeze shkruante se kishte shumë vende të lira pune, kishe mundësi edhe për ata që nuk flisnin gjermanisht dhe një inxhinier mund të merrte një rrogë nga 6 deri në 8 mijë euro në muaj.

Më shumë se 15,000 vertë dërguan e-mail në zyrën e punësimit të qytetit. Santos e provoi gjithashtue edhe pse kishte një punë. "Ata në fillim më thanë se kishin nevojë për kohë të shihnin të gjithë aplikimet dhe më pas se nuk mund të më jepnin një punë pasi nuk mund të flisja gjermanisht", thotë Santos.

Vetëm 4% e 15,000 aplikantëve mund të fliste pak gjermanisht, sipas zyrës së punësimit. Santos kërkoi në internet një qytet tjetër, Künzelsau, ku edhe pati fat. "Ata më kërkuan të vija për një intervistë pune dhe të njihesha me kompaninë dhe pasi ramë dakord për disa pika të kontratës vendosa të vij dhe të punoj këtu. Gjithmonë kisha dashur të kisha një eksperiencë ndërkombëtare dhe ajo ndodhi", thotë Santos.

Tani Santos punon për Ziehl-Abegg, një kompani gjermane që ndërton ventilatorë elektrikë dhe motorrë. Nga 1500 aplikantë nga Portugalia në këtë kompani, Santos është një prej dy personave që u zgjodhën.

Schwäbisch Hall, Agentur für Arbeit
Zyra e punësimit në Schwäbisch HallFotografi: DW/Guilherme Correia da Silva

Gjuha është çelësi

Sidoqoftë Santos mendon se duhet të mësojë gjuhën sa më shpejt. Është e vështirë të jetosh në një qytet duke folur pak gjermanisht thotë ai. Me këtë mund të kuptohet se jeta nuk është aq e lehtë sa përshkruhej në artikullin e gazetës. "Unë punoj në një qytet të vogël dhe nuk ka mijëra vende të lira pune në këtë rajon. Këtu nuk është ndonjë kërkesë e madhe për inxhinierë, siç përshkruhej në artikull. Dhe më e rëndësishmja është gjuha, nëse do të jetosh këtu, atëherë duhet të mësosh gjermanishten."

Pedro nuk dëshiron të kthehet në Portugali, përveçse për pushime. Ai planifikon të qëndrojë në Gjermani të paktën pesë vitet e ardhshme. Përpara se të kthehet përfundimisht i riu shpreson që situata të ndryshojë në mënyrë rrënjësore në Portugali. Aktualisht 16.9 % e të rinjve në Portugali janë të papunë.

"Mbi të gjitha duhet të ndryshojnë politika. Portugalia duhet të promovojë ata që punojnë mirë. Ne kemi nevojë të prodhojmë dhe eksportojmë produktet tona", thotë Santos. Ndërkohë, Santos dhe gruaja e tij, e cila e shoqëroi në Gjermani, kanë mall veçanërisht për dy gjëra: "Ne na mungon oqeani dhe peshku. Nëse do të kishim këto, do të na pëlqente edhe këtu."