1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfundon pa dramë rrëmbimi i avionit turk

DW4 Tetor 2006

Shqipëria ka përjetuar tre orë ankthi pasi u prek për herë të parë nga drama e rrëmbimit të një avioni me dhjetëra pasagjerë shqiptarë në bord. Aeroporti i Tiranës është vendosur nën masa të rrepta sigurie që prej ditës së djeshme

https://p.dw.com/p/Aqb3
Avion turk
Avion turkFotografi: AP

Rrëmbimi i një avioni turk ka përfunduar pa pasoja. Rrëmbyesi i paarmatosur i është dorëzuar policisë italiane në Brindisi. Në Turqi, lajmet bëjnë të ditur se rrëmbyesi i aeroplanit të një firme turke, që u detyrua të ulej në Italinë jugore, kërkoi ndihmën e Papa Benediktit që të shmangte shërbimin ushtarak.

Shqipëria ka përjetuar tre orë ankthi pasi u prek për herë të parë nga drama e rrëmbimit të një avioni me dhjetëra pasagjerë shqipëtarë në bord.
Rrëmbyesi, i cili u identifikua nga zyrtarët turq si Hakan Ekinxhi, mori nën kontroll aeroplanin e linjës ajrore Turkish Airlines dje në hapësirën greke gjatë një fluturimi nga Shqipëria për në Turqi. Në bordin e avionit udhëtonin 113 veta, 90 prej të cilëve shqiptarë.

Avioni u ul në në Brindisi të Italisë, rrëmbyesi iu dorëzua policisë ndërkohë që nuk u njoftua për ndonjë të plagosur. Agjencitë turke të lajmeve e përshkruajnë Ekinxhin si një person që ishte konvertuar në të krishterë. Ai shkoi në Shqipëri gjatë një leje nga shërbimi i detyruar ushtarak në ushtrinë turke. Autoritetet greke thanë se avioni turk dërgoi një sinjal ndërsa po fluturonte në hapësirën ajore të Greqisë, në fluturimin nga Tirana për në Stamboll. Sipas dëshmitarëve në bord, pasagjerëve u kishin komunikuar vetem faktin se po kryenin një ulje të detyruar. Aeroporti i Tiranës është vendosur nën masa të rrepta sigurie që prej ditës së djeshme.

Pas lajmit për marrjen peng të avionit të linjës Turkish Airlines, është krijuar një shtab emergjence i kryesuar nga zëvendëskryeministri i Shqipërisë Rusmajli. Fluturimet janë pezulluar, ndërkohë që policia ka filluar kontrollin e imët në të gjithë ambientet përreth aeroportit Nënë Tereza. Hakan Nikci, një nga dy pengmarrësit e avionit të nisur nga Tirana dhe të ulur në Brindizi, i ka shkruar më parë Papës. Lajmin e bën të ditur televizioni turk NTV, sipas të cilit, personi në fjalë me letrën drejtuar Atitt të Shenjtë ka shkruar se nuk është ndjerë kurrë mysliman, se përmes krishtërimit kishte gjetur rrugën e tij dhe i kishte kërkuar Atit të Shenjtë ndihmë që të mos kryente shërbimin ushtarak.

Ndërkohë Vatikani ka konfirmuar zhvillimin e vizitës së Papa Benediktit të XVI në Turqi në fund të nëntorit.