1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për lirinë e fjalës: Konferenca e PEN-it në Gjermani

Jochen Kürten / Lindita Arapi19 Maj 2014

Situata nuk ka ndryshuar: Gjithkund në botë shkrimtarët dhe gazetarët vazhdojnë të përndiqen. Organizata e njohur PEN proteston, madje edhe me sukses. Por jo gjithmonë. Një bilanc i konferencë së PEN-it në Gjermani.

https://p.dw.com/p/1C2NA
Fotografi: DW/J. Kürten

Ekzistojnë edhe njoftime suksesi - të zezë mbi të bardhë: "Prej më shumë se dy vjetësh ndodhem në burg. Këto dy vite kanë dëshmuar një gjë. Pushtetin e solidaritetit." Kështu i shkruan Deniz Zarakolu në janar seksionit gjerman të PEN-it. Dy muaj më vonë shkrimtari turk u lirua nga burgu. Zarakolu u dënua nga autoritetet turke për shkak të lidhjeve të supozuara me organizatën turke, "Bashkimi i komuniteteve të Kurdistanit".

Por një letër e tillë, si kjo e shkrimtarit turk, e sjellë nga i ngarkuari i seksionit "Writers in Prison"dhe zëvendëespresidenti i PEN-it gjerman, Sascha Feuert është përjashtim . Edhe lirimi i Deniz Zarakolu u krye me hijen "një procesi tjetër gjyqësor të pritshëm". Rasti Zarakolu nuk ka përfunduar, edhe arrestimi rishtazi i autorit është i mundshëm.

Armë e efektshme - opinioni publik

Megjithatë ky rast tregon se angazhimi i klubit PEN ka efekt. Puna me opinionin publik është arma më e efektshme, thotë Josef Haslinger, president i seksionit gjerman në bisedë me Deutsche Wellen. Një pjesë e punës së PEN-it është zgjimi i vëmendjes për shkrimtarët e arrestuar apo të kërcënuar, mbledhja e informacioneve, informimi i medias. Marrja e kontaktit me shkrimtarët, letrat, solidariteti, pjesa tjetër. Pranimi i një pjese të këtyre autorëve në Gjermani, pjesa tjetër e punës së këtij institucioni.

Në foto: Josef Haslinger
Në foto: Josef HaslingerFotografi: DW/J. Kürten

Shembulli i Turqisë bën të qartë se ka ende shumë për të bërë në drejtim të lirisë së mendimit në botë. "Më tronditëse është se pikërisht Turqia tregon se vende të ndryshme mund të pësojnë edhe zhvillime regresive", thotë Haslinger. Që nga koha e protestave në parkun Gezi situata në vend nuk është zhvilluar në drejtimin e duhur. Me kufizimet e internetit, qeveria bëri hapa mbrapa.

Këtë qëndrim e ndan edhe Franziska Sperr nga PEN-i gjerman. "Ky vend është shumë pranë nesh!" Kur je në Stamboll dhe shikon jetën e shumë të rinjve atje, nuk e kupton se sa e vështirë është jeta e shkrimtarëve në këtë vend. Në Schwäbisch Hall, ku u zhvillua konferenca e PEN-it, u diskutua edhe për fatin e gazetarit, Can Düncar, i cili kërcënohet nga një proces gjyqësor në Turqi.

Si në kohën e Mubarakut

Sascha Feuchert thekson "përkeqësime vihen re edhe në vendet latino-amerikane", por edhe në hapësirën arabe. "Pas pranverës arabe situata në vendet afrikanoveriore u përmirësua për një kohë të shkurtër." Por sot gjendja për shumë intelektualë në Egjipt është si në kohët e Mubarakut, thotë përfaqësuesi i PEN-it gjerman, Sascha Feuchert.

Në foto: John Ralston Saul
Në foto: John Ralston SaulFotografi: DW/J. Kürten

Turqia, Kina, Irani Rusia, Bjellorusia, shumë shtete të kontinentit afrikan - vatrat e konfliktit janë gati të njëjta, të reja shtohen, vetëm në pak raste mund të dokumentohen përmirësime. PEN-i diskutoi edhe për gjendjen e shkrimtarëve në Ukrainë. Në të gjithë botën vitin e shkuar janë vrarë 33 shkrimtarë, më shumë se 900 shkrimtarë janë në burgim. Këto janë shifrat zyrtare, por shifrat reale janë shumë më të larta.

Pushteti i fjalës

Presidenti i PEN-International, John Ralston Saul u shpreh me ironi se "arrestohen shkrimtarët, jo biznesmenët apo politikanët". Edhe pse u bë e qartë se në botë gjenden politikanë të angazhuar në burgim, Saul donte të theksonte me këtë pushtetin e fjalës. Është pikërisht ai që i gërvisht deri në gjakosje autoritetet dhe i bën që të marrin masa ndëshkuese kundër autorëve dhe gazetarëve.

Veçanërisht Kina mbetet një terren i vështirë për punën e PEN-it. Sipas Josef Haslinger, kjo edhe pse Kina praktikisht për shumë shkrimtarë të angazhuar të PEN-it është e paarritshme. "Në Kinë nuk mund të thuash me siguri nëse ka sukses puna e PEN. Nuk mund të provohet nëse letrat dhe peticionet, që dërgohen në vend për autorë të caktuar vërtet mbërrijnë aty ku duhet."

"Takime të mrekullueshme"

Edhe pse puna e shkrimtarëve kërkon kohë dhe mundim, pasi shkrimtarrët e PEN-it angazhohen vullnetarisht, suksesi gëzohet në mënyrë të veçantë." Më e bukura është kur i takon njerëz të tillë. Këto janë takime të mrekullueshme." Një shembull i tillë i shkëlqyer ishte në Schwäbisch Hall edhe ardhja e gazetares dhe shkrimtares meksikane, Ana Lilia Perez, e cila aktualisht qëndron në Gjermani. Në vendin e saj ajo ishte kërcënuar me vdekje.

Strukturat mafioze në Meksikë

Perez rrëfeu për përvojën e saj, përmes shembujve impresionues ajo bëri të qartë gjendjen reale në Meksikë, duke e quajtur atë vendin më të rrezikshëm të botës për gazetarët dhe shkrimtarët. Shteti po e humbet gjithnjë e më shumë kontrollin mbi shoqërinë, tha ajo. Kartelet e fuqishme të drogës kanë pushtetin e vërtetë në shumë rajone vitet e fundit duke e mbuluar vendin me struktura mafioze.

Në foto: Ana Lilia Pérez
Në foto: Ana Lilia PérezFotografi: DW/J. Kürten

Perez para udhëtimit në Gjermani kishte trajtuar temat e korrupsionit, kriminalitetit të organizuar, dhe arbitraritetit shtetëror. Para ardhjes në Europë ajo mund të dilte në rrugë vetëm me jelekë antiplumb dhe me trupa mbrojtëse. Perez tha në konferencën e PEN-it se ardhja në Gjermani i jep asaj mundësinë për "të marrë frymë lirisht dhe për të fjetur natën."

Perez ka vendosur të kthehet në vendin e saj. "Nuk gjej paqen e brendshme, po qe se nuk bën më të pamundurën për vendin tim", tha ajo.