1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për herë të parë në Shqipëri krijohen qendrat e pritjes dhe trajtimit të viktimave të trafikut të qenieve njerezore, refugjatëve e azilantëve

Odise Kote7 Maj 2005

Një projekt i IOM, UNHCR, e OSCE-se ka sjellë për herë të parë në Shqiperi qendrat e pritjes e Rehabilitimit të viktimave të trafikut të qenieve njerëzore. Tre qendra të tilla po ngrihen në jug të vendit. Tre urat Përmet, Kakavije e Qafebotë në Konispol të Sarandes. Shqipëria plotëson me këto qendra edhe një nga kërkesat e marrëveshjes së asocim-stabilizimit për pritjen e trajtimin e refugjatëve e azilantëve që kërkojnë status e strehim në Shqipëri

https://p.dw.com/p/AsI4

IOM, UNHCR,OSCE , Ministria Shqiptare e Rendit Publik
dhe shoqëria civile janë përfshirë në një
projekt mjaft të rëndësishem për krijimin për herë
të parë në Shqipëri të qendrave të pritjes e trajtimit
të viktimave të trafikut të qenieve njerezore,
refugjatëve e azilantëve. 5 qendra të tilla do të
ngrihen në të gjithë territorin e vendit, një në portin e Durrësit,
një në Peshkëpi afër kufirit pikëkalimit kufitar të
Bllatës në kufi me Maqedoninë, dhe tre në jug të Shqipërisë,
ne pikëkalimet e Tre urave Përmet, ne Kakavijë dhe
në Qafabote në Konispol të Sarandës. Përfaqësuesi i
shoqërise civile, Ylli Asllani, pjesëmarrës në projekt
si lehtesues per realizimin e tij pohon, per radio se
së bashku me organizatën e OKB per refugjatët, OSCE
edhe shoqëria civile shqiptare kishte detyrë të jepte
një sinjal shprese e civilizimi të gjithë atyre që
vinin si azilantë në Shqipëri apo ishin viktima të
trafikut. Mbi të gjitha kjo është një kërkesë e naty-
rshme e kohëve dhe proceseve integruese që edhe
shoqëria jonë duhet të përqafojë.
Specialisti anglez i zyres se IOM-it te kombeve te
bashkuara, punonjes Interpoli, Carls Mejer shprehet,
se ky është një hap mjaft i rëndësishëm i qeverisë,
policise se shtetit e shoqërisë shqiptare për
trajtimin e refugjatëve e të viktimave të trafikut. Shqipëria
duhet të plotësoje këto standarte e ne jemi këtu për
të ngritur këto qendra e për të trajnuar stafet që do të
punojnë me to.
Synimi këtyre trainimeve është përvetësimi praktikave
bashkëkohore të trajtimit të shtetasve të
kapur nga forcat speciale të kufirit në përputhje me
konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Trafiku qenieve njerezore, por edhe kalimet e
paligjshme te kufirit shqiptar prej shtetasve nga
vendet e lindjes, kryesisht kurde, afgane e deri kineze e
irakene drejt perendimit eshte nje dukuri e zakonshme
sidomos ne jug te vendit. Qendrat e rehabilitimit te
viktimave te trafikut te qenieve njerezore jane nje
nga mundesitë që krijohen nga shteti shqiptar e policia
kufitare per trajtimin e të gjithë të trafikuarve duke
kryer klasifikimin e tyre. Këta refugjate apo dhe
vajza te reja te trafikuara e azilante që kërkojnë
strehim shpesh trajtohen si kriminelë e jo si viktima.
Drejtore e drejtorisë për refugjatët në ministrinë
shqiptare të rendit publik, Argita Totozani pohon, se këto
qendra do të merren gradualisht në dorëzim nga
Ministria jonë, duke krijuar një sistem të sigurt të
trajtimit të refugjatëve e azilantëve.
Shqipëria përmbush kësisoj edhe një nga kërkesat e
marëveshjes së asocim stabilizimit në raport me
Bashkimin europian, dhe një standart të respektimit të
Kartës europiane të lirive e të drejtave të njeriut.
Qendrat rehabilituese do te pajisen edhe me stafe
specialistesh, deri edhe psikologe duke përmbushur
stabdartet europiane ne këtë lëmi. Qëndrat
rehabilituese të viktimave të trafikut të
qënieve njerëzore do të kenë kontakte të vijueshme si
me përfaqësitë diplomatike ashtu dhe me zyrat
e IOM-it, UNHCR-në, zyrat rajonale të OSCE e
ministrinë shqiptare të rendit publik.