PYETESORI: Mjekja e urgjencës
26 Prill 2010Emri: Dr. Dagmar Zillig
Mosha: 52 vjeç
Vendlindja: Ebersvalde
Gjendja civile: E martuar
Fëmijë? Jo
Profesioni: Mjeke e urgjencës(me specializim në kirurgji)
Shkolla/Kualifikimi: Maturë/Studimi në mjekësi
Si e nis ditën ? Me një kafe
Çfarë është për mua tipike gjermane? Pantallona të shkurtra, fanellë pambuku, pantofla birkenstock, çorape, aparati fotografik.
Çfarë është tipike për mua personalisht? Sinqeriteti
Ana ime më pozitive është: Që kam mbetur e re
Dobësia ime më e madhe është: Më pëlqen të ha dhe pastaj shëndëshem
Çfarë kam dëshirë të bëj më së shumti në kohën e lirë? Sportet e ujit (lundrim me anije me vela, zhytje), të lexoj dhe të udhëtoj!!
Cila është gjella ime e preferuar? Peshk dhe ëmbëlsirë
Çfarë muzike dëgjoj? Muzika pop e viteve 80-të dhe muzika klasike
Përse do të doja të kisha më shumë kohë? Për tim shoq
Kur mendoj për të ardhmen atëherë…? Gëzohem kur më kthehet burri nga udhëtimi në det
Motoja e jetës sime është? Nuk kam. Të bëj pohime të tilla më duket e panatyrshme