1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin në një vizitë treditore në Izrael

27 Prill 2005

Prej ditësh rrugët e Jeruzalemit valëviten flamujtë rusë me simbolet e ngjyrave të bardhë- blu dhe të kuqe të tij. Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit rus në Izrael. Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar mbajtjen në Moskë të një konference për paqen në Lindjen e Mesme. Putin do të takohet edhe me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz

https://p.dw.com/p/ArPY
Presidenti rus, vladimir Putin
Presidenti rus, vladimir PutinFotografi: AP


Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar mbajtjen e një konference për paqen në Lindjen e Mesme në Moskë. Në këtë konferencë do të merrnin pjesë përfaqësues të kuartetit politik të Lindjes së Mesme, pra Uashingtoni, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Moska- Këtë e bëri të ditur presidenti rus pas takimit në Kajro me presidentin egjiptian Hozni Mubarak.
Putini u shpreh në Kajro se është duke parë mundësitë, se në cilat nivele dhe kur mund të mbahet kjo konferencë. Këtë ai synon ta bisedojë edhe në takimin e tij me kryeministrin izraelit Ariel Sharon.

Putini, i cili me vizitën e tij treditore synon rritjen e influencës së Moskës në Lindjen e Mesme, u prit në një vizitë historike në Izrael të mërkurën në mbrëmje. Prej ditësh rrugët e Jeruzalemit ishin mbushur me flamuj rusë me simbolet e ngjyrave të bardhë- blu dhe të kuqe të tij. Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit rus në Izrael. Zyrtarisht Izraeli është mjaft i entuziazmur për këtë vizitë dhe bën fjalë për një shans historik për përmirësim rrënjësor të marrëdhënieve të Rusisë me Izraelin. Me këtë vetë Izraeli synon një përmmirësim dhe afrim edhe të marrëdhënieve me shtetet arabe, me të cilat Moska ka marrëdhënie të mira.
Gjatë vizitës treditore të presidentit rus, Putin, janë planifikuar edhe takime me presidentin izraelit, Moshe Katzav.
Por mbi vizitën e Putinit në Izrael hedh hije shitja e raketave kundërajrore nga ana e Rusisë, Sirisë, pika e debatit mes të dy vendeve.
Izreali paralajmëroi për rreziqet që vinë nga shitja e planifikuar e raketave kundërajrore ruse shtetit sirian. Një këshilltar nga kabineti i Sharonit u shpreh, se shitja e raketave Sirisë nuk paraqet ndonjë rrezik për prishjen e balancave ushtarake, por ajo kërcënon trafikun civil ajror. Këto raketa nuk mund të ndalojnë që mbrojtja kundërajrore izraelite të mos reagojë. Siria mbështet terroristët dhe mund të shesë raketat tek milicët e hizbollahut u shprehën nga kabineti i Sharonit.
Siç dihet Putini bëri të ditur javën e shkuar se Rusia do ti shesë raketa kundërajrore me rreze të shkurtër Sirisë. Ai siguroi se rënia në dorë të tërroristëve e këtyre raketave është e pamundur

Ndërkohë ditën e premte presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet edhe me presidentin palestinez, Mahmud Abaz.