1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin bisedon me udhëhqjen palesitneze në Ramallah - Izraeli i pakënaqur me ndihmat ushtarake ruse në territoret palestineze

Betina Marx29 Prill 2005

Presidenti rus Vladimir Putin në përfundim të vizitës së tij në Lindjen e Mesme u takua sot në Ramallah me udhëheqjen palestineze. Vizitës në territoret palesizneze i parapriu takimi historik në Izrael: qysh prej revolucionit te tetorit Putin është i pari president rus që vizitoi Izraelin, ku ai u prit me nderime të mëdha. Ndërsa sot me të mbërritur në Ramallah Putin u prit nga presidenti Mahmud Abaz.

https://p.dw.com/p/ArPW
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë
Vladimir Putin, presidenti i RusisëFotografi: AP

Me krenari dhe entuziazëm palesitnezët kishin përgatitur gjithçka për vizitën e presidentit rus. Përpara Mukatës, selisë së presidentit të autoriteteve autonome, parakloi garda e nderit, ndërsa qytetarë palestinezë që kanë studjuar në Rusi mbanin pankarta me përshëndetje në rusisht që i uronin mirëseardhjen Putinit.

Kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit rus në territoret autonome palesitneze dhe vizita e parë e nivelit më të lartë të organizuar qysh prej ardhjes së Abazit në post në fund të vitit. Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit pas zgjedhjes Abaz i pati kërkuar Rusisë mbështetje kryesisht në riorganizimin dhe rindërtimin e forcave palestineze të policisë. Putin pati premtuar ndihmë. Në këtë mënyrë Rusia do të furnizojë autoritetet autonome palestineze me 50 autoblinda dhe dy helikopterrë. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, që shoqëronte presidentin gjatë vizitave në Lindjen e Mesme, theksoi, se Moska do t´i përmbahet këtij premtimi, vënë në dukje mediet izraelite. Sipas Lavrovit me këtë mbështetje synohet të forcohet udhëheqja palestineze dhe të dobësohen ekstremistët. Kjo është një çështje që ka të bëjë vetëm me palestinezët dhe Izraelit nuk i takon të ndërhyjë, është shprehur Lavrov.

Me këtë ai ka reaguar ndaj deklaratave të Izraelit, i cili nuk do t´i lejojë këto furnizime. Izraeli nuk mund të lejojë që të importohen armë në terrioret autonome, sepse këto armë mund të përdoren edhe kundër ushtarëve izraeltë. "Fillimisht duam të shohim nëse udhëheqja palesitneze po bën përparime në drejtim të paqes. Më pas do të mundësohet forcimi i policisë palesitneze, forca këto që deri më sot kanë lufutar kundër nesh", theksohet në deklaratën e palës izraelite në Jeruzalem. Zëvendëskryeministri palestinez Nabil Shat deklaroi në një intervistë për gazetën saudite "Al Vatan", se Putin i përmbahet qëllimit të tij për të furnizuar autoritetet palestineze me autoblinda transportuese.

Përpara katër vjetësh nuk e kam ditur se kush është Mahmud Abazi, tha Putin në Ramallah duke shtuar, se "ka dy mundësi: Abazi ose duhet të vihet nën presion ose duhet mbështetur". Por presioni ndaj Abazit mund të dëmtojë si Izraelin ashtu edhe palestinezët, nënvizoi Putin. Ekstremistët po shtohen dhe ata edhe mund të arrijnë deri në pushtet.