1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse Shqipëria zë vend të veçantë në ndihmat gjermane?

Ani Ruci5 Tetor 2012

Intervistë me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Carola Mϋller-Holtkemper mbi marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

https://p.dw.com/p/16Kxy
Carola Müller-Holtkemper
Carola Müller-HoltkemperFotografi: DW

Gjermania mbetet donatorja më e madhe e Shqipërisë me një mbështetje financiare që arrin në 1 miliar Euro gjatë 25 viteve të fundit, gjë që e liston atë në krye të vendeve në shkallë botërore për ndihmë financiare gjermane për frymë të popullsisë. Në një intervistë për programin shqip të DW-s, ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Mϋller-Holtkemper, shprehet se Shqipёria gëzon këtë status të vendit të favorizuar prej Gjermanisë pasi ёshtё njё nga vendet e Ballkanit qё ndjek njё politikë tё jashtme tё qёndrueshme, shumё pozitive dhe ndihmon kështu në uljen e tensioneve nё rajon dhe zhvillimin e qёndrueshёm.

DW: Znj. Ambasadore, sapo ёshtё pёrkujtuar nё Tiranё 25 vjetori i rivendosjes sё marrëdhёnieve diplomatike mes Republikёs Federale tё Gjermanisё dhe Shqipёrisё. Kjo ndodhi nё vitin 1987, kur Shqipёria ishte i vetmi vend nё botё me tё cilin Gjermania nuk kishte marrëdhёnie diplomatike!! Pse mendoi Gjermania tё lidhte marrëdhёnie diplomatike me Shqipёrinё, vendin komunist mё tё vogёl dhe mё tё izoluar nё atё kohё?

Carola Mϋller-Holtkemper: Gjermania e njohu Shqipёrinё mё 19 Maj 1922. Pas shkёputjes sё marrëdhёnieve nё vitin 1944 do tё kalonin 43 vjet para se Gjermania dhe Shqipёria tё vendosnin marrëdhёnie diplomatike. Kancelari Federal Georg Kiesenger kishte deklaruar nё dhjetor 1966 se “parimi udhёheqёs bazё i politikёssё jashtme gjermane ёshtё tё pёrmirёsoiё marrdhёniet me fqinjёt tanё nё Europёn Lindore nё fushёn ekonomike, kulturore dhe politike  dhe nёse ёshtё e mundur edhe tё lidhim marrëdhёnie diplomatike.” Nё vitet qё do tё pasonin, u vendosёn marrëdhёnie diplomatike me tё gjitha vendet e Europёs Lindore dhe Jug- Lindore, duke pёrjashtuar Shqipёrinё. Nё atё kohё fokusi ishte vendosur nё marrëdhёniet ekonomike dhe politike pasi Shqipёria ishte njё nga vendet e fundit tё panjohura nё Europё.

DW: Znj. Ambasadore, cilat janё drejtimet kryesore tё diplomacisё aktuale gjermane nё drejtim tё Shqipёrisё?

Carola Mϋller-Holtkemper: Gjermania mbёshtet procesin e transformimit demokratik nё Shqipёrisё, gjё qё ka çuar drejt stabilitetit politik me efekte pozitive nё tё gjithё rajonin. Gjermania do tё dёshёronte të shihte Shqipёrinё tё zinte vendin e saj tё merituar nё bashkёsinё e kombeve europiane. Prandaj, Gjermania mbёshtet nё mёnyrё aktive Shqipёrinё nё rrugёn e saj drejt integrimit nё BE duke e asistuar nё pёrpjekjet e saj  pёr arritur kriteret e Kopenhagёs, tё cilat duhet t’i plotёsojё njё vend qё dёshёron t’i bashkohet BE. Pёr kёtё ne kemi forma tё larmishme nё programin tonё tё bashkёpunimit ekonomik.      

DW: Gjermania mbetet donatori mё i madh nё marrëdhёniet dypalёshe me Shqipёrinё dhe nё kuadёr tё BE. Si do tё pёrkthehej ky fakt nё terma finanaciare dhe projekte?

Carola Mϋller-Holtkemper: Ndihma gjermane dypalёshe dhe shumёpalёshe gjate 25 viteve arrin nё total nё mё shumё se 1 miliardë Euro, duke e bёrё Shqipёrinё tё qёndrojё në krye tё vendeve pёr frymё tё popullsisё, nё nivel botёror që marrin ndihmёn gjermane. Javёn e kaluar dy qeveritё, ajo  gjermane dhe shqiptare, ranё dakort pёr njё grant dhe hua prej mё shumё se 31,1 milion euro pёr periudhёn 2012- 2013.  Sipas mirёkuptimit me qeverinё e Shqipёrisё sektorёt kryesorё tё mbёshtetjes gjermane janё energjia, furnizimi me ujё tё pijshёm, kanalizimet, mbёshtetja e ndёrrmarjeve tё vogla dhe tё mesme. Nga pёrmirёsimet nё kёta sektorё pёrfitojnё drejtpёrsёdrejti qytetarёt e Shqipёrisё. Projektet nё kёta sektorё po realizohen nga GIZ dhe Banka Kfë.

DW: Mund të thuhet se Shqipёria gёzon nga Republika Federale Gjermane njё vend tё favorizuar mes vendeve tё Ballkanit  Perёndimor?

Carola Mϋller-Holtkemper: Vendet e Europёs Jug- Lindore dhe sidomos tё Ballkanit Perёndimor kanё provuar shumё konflikte nё pjesёn mё tё madhe tё historisё sё tyre. Shqipёria ёshtё njё nga vendet e Ballkanit qё pёrmes njё politike tё jashtme tё qёndrueshme dhe shumё pozitive ndihmon tё ulё tensionet nё rajon dhe mundёson kёshtu njё zhvillim tё qёndrueshёm. Shqipёria ka shёnuar progres qё nga rёnia e komunizmit dhe ka hedhur hapa tё rёndёsishme drejt BE dhe NATO-s. Nё 2009-ёn Shqipёria u bё anёtare e NATOs dhe po atё vit aplikoi zyrtarisht pёr anёtarёsim nё BE. Qё nga dhjetori 2010 qytetarёt e Shqipёrisё mund tё udhёtojnё nё zonёn Schengen pa viza. Ky hap ka lehtёsuar nё mёnyrё tё jashtёzakonshme shkёmbimet, qofshin ato politike, ekonomike, turistike, kulturore, shkencore duke rritur mirёkuptimin mes popujve.

DW: Presidenti gjerman, Joachim Glauck, nё mesazhin e tij tё urimit pёr presidentin e ri Bujar Nishani, rikonfirmoi vullnetin pёr tё zgjeruar marrëdhёniet diplomatike mes dy vendeve. A mund tё thoni, ju lutem, cilat mund tё jenё drejtimet e mundshme?

Carola Mϋller-Holtkemper: Marrdhёniet tona dypalёshe janё zgjeruar dhe intensifikuar shumё mё tepёr sesa pritej nё mёnyrё optimiste, 25 vjet mё parё kur ato u rivendosёn. Gjermania ёshtё e angazhuar fuqimisht tё zgjerojё marrëdhёniet me Shqipёrinё si nё planin dypalёsh ashtu edhe nё kuadrin e integrimit tё saj nё BE. Njё numёr nё rritje tё kompanive gjermane, shumica anёtare tё DIHA, Dhomёs tregёtare Gjermani- Shqipёri, -  sponsor tё Tetorit Gjerman -  janё aktive nё Shqipёri. Gjermania ёshtё shndërruar nё njё partnere tregtare tё rёndёsishme tё Shqipёrisё. “Deutschzentrum”- Qendra e gjuhёs gjermane- regjistron njё interes tё gjallё dhe nё rritje pёr tё mёsuar gjermanisht dhe vetёm DAAD- Shёrbimi gjerman pёr shkёmbime akademike- ka dhёnё bursa studimi pёr mё shumё se 4000 shqiptarё qё nga fillim i 1990.  Kёtij numri i shtohen bursa nga Parlamenti gjerman, nga Zyra e Politikёs sё Jashtme pёr diplomatёt shqiptarё, institutucione kulturore gjermane si Instituti Goethe, kompani dhe organizata tё tjera private .

DW: Cili ёshtё opinion juaj pёr pёrmbushjen nga Shqipёria tё 12 rekomandimeve tё KE dhe pёr mundёsinё e marrjes sё statusit tё vendit kandidat pёr anёtarёsim nё BE?

Carola Mϋller-Holtkemper: Mё 10 tetor, javёn e ardhshme, KE do tё publikojё progress raportin e tij pёr Shqipёrinё dhe vendet e tjera qё dёshёrojnё t’i bashkohen BE-së. Nё dhjetor kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё vendeve anёtare tё BE-së do tё vendosin nёse Shqipёrisё do t’ i jepet statusi i vendit kandidat. Nё Gjermani Bundestagu, Parlamenti Federal, do tё votojё pёr kёtё çёshtje. Por unё nuk mund tё bёj komente pёr njё vendim qё do tё merret nё dhjetor 2012.  Pas braktisjes sё bojkotit tё Parlamentit  shohim njё frymё tё re bashkёpunimi mes palёve, shumё herё ёshtё arritur konsensus pёr pjesё tё rёndёsishme tё legjislacionit dhe nё disa fusha çёshtjet janё trajtuar nё bazё tё ligjeve dhe rregullimeve tё reja ligjore. Por nё pёrgjithёsi , sipas pikpamjes sonё, kёto ligje tё mira duhet tё zbatohen.

DW: Le tё ndryshojmё argument: çfarё risie sjell sivjet “Tetori gjerman”? Cili ёshtё kuptim i motos sё tij “ 25 years of art of creation”?

Carola Mϋller-Holtkemper: Kёtё vit “Tetori gjerman” pёrkujton  pёrvjetorin e rёndёsishёm tё marrdhёnieve diplomatike dypalёshe me moton  “25 vjet art i krijimit”dhe njё datё tjetёr tё rёndёsishme nё historinё e Shqipёrisё: 100 vjetorin e pavarёsisё. Pra, kemi dashur tё hedhim njё vёshtrim historik nё tё shkuarёn pёr te ardhur tek  fushat e reja tё bashkёpunimit. “Krijimi” gjen vend edhe nё pjesёn e dytё tё “Tetorit gjerman” tё kёtij viti. Nё bashkёpunim me  “Javёn e Arkitekturёs” tё organizuar nga universiteti “Polis” jemi pёrqёndruar  tek arkitektura dhe planifikimi urban. Natyrisht, kultura, nё formёn e muzikёs, operas, baletit dhe filmit  zёnë njё vend tё rёndёsishёm nё “Tetorin Gjerman 2012”. Ju ftoj pёrzemёrsisht  tё ndiqni kёto aktivitete tё larmishme nё Tiranё dhe nё shumё qytete tё tjera, qё Ambasada gjermane dhe partnerёt e saj kanё pёrgatitur nё kёtё Tetor. Programi I aktiviteteve gjendet nё ëebsite ne e Ambasadёs www.tirana.diplo.de dhe  www.tetori-gjerman.com, si edhe nё  Facebook me titullin  “Tetori gjerman”.