1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PS kthehet në Parlamentin e Shqipërisë / Parlamenti gjerman miratoi mandatin e Bundeswehrit në Afganistan / Margot Käßmann dha dorëheqje nga posti

27 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/MDm0

1. Padyshim ngjarja më e rëndësishme gjatë javës që po lëmë pas ishte kthimi i Partisë Socialiste të enjten në Parlamentin e Shqipërisë. Pas një bojkoti 6 mujor kthimi në parlament i socialistëve, sipas analistëve nuk e ndryshon situatën thelbësisht. Konflikti nuk ka marrë fund, por thjesht ka ndërruar vend: nga jashte brenda parlamentit. Cili do të jetë në këtë sfond roli i tryezës së iniciuar nga Presidenti Topi? Arben Muka me një informacion.

2. Parlamenti gjerman miratoi të premten (26.02.) shtimin e trupave të Bundeswehr-it në Afganistan. Numri i ushtarëve gjermanë do të rritet nga 4.500 aktualisht në 5.350. Më parë në parlament pati rrëmujë pasi të majtët opozitarë protestuan kundër misionit dhe si pasojë u përjashtuan nga seanca parlamentare. Informacioni nga Bettina Marx.

3. Kryetarja e Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani, Margot Käßmann dha të mërkurën dorëheqje nga ky post. 51-vjeçarja ka dhënë dorëheqje për shkak se javën e kaluar në Hanover është kapur nga policia duke ngarë një veturë nën ndikimin e alkoholit. Margot Käßmann nuk e ka parë veten kurrë si "një lloj pape e pagabueshme protestante". Ipeshkvja më e re dështoi në zyrën e kryetares së Kishës Evangjeliste. Ajo e ka fituar një luftë të rëndë kundër sëmundjes së kancerit, por tani sërish u gjet para problemeve të mëdha. Dorheqja e saj ka shkaktuar reagime të shumta të qarqeve politike dhe kishtare, informon Bettina Marx.