1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Propozimi për pranimin e imigrantëve shqiptarë në strukturat e policisë greke / Reportazh nga tregu 'Gabi' në Tiranë

17 Prill 2009
https://p.dw.com/p/HZH2

1. Imigrantë shqiptarë në strukturat e Policisë Greke? Propozimi, që befason opinionin, bëhet nga organi sindikalist i vetë policisë greke. Cilat janë reagimet dhe çfarë shënon një zhvillim i tillë dhe për vetë statusin më gjerë të emigracionit në Greqi? Niko Anagnosti informon.

2. Papunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Më shumë se 45% e tij është e papunë dhe nomade. Barakat e tij të përkohshme shtrihen atje ku mbaron i ashtuquajturi tregu “GABI”, në një lëndinë mes pallatesh të reja, në ndërtim e sipër dhe hedhurinash. Atë e vizitoi korrespodentja jonë në Tiranë Ani Ruci.