1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektligji i diskutueshëm për Brexitin u votua

15 Shtator 2020

Qeveria Britanike e miratoi projektligjin, megjithë kundërshtimin e fortë nga ish-kryeministrat dhe anëtarët e partisë konservatore. Kritikët e kanë quajtur aktin një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/3iVge
England | House of Commons | Brexit Debatte | Boris Johnson
Fotografi: picture-alliance/empics/House of Commons

Dhoma e Komunave e miratoi projektligjin e kryeministrit Boris Johnson në një votim të hënën në mbrëmje me 340 vota pro dhe 263 kundër, rezultatet u publikuan rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Projektligji i Tregut të Brendshëm, i cili u debatua në dhomën e ulët të parlamentit, Dhoma e Komunave, gjatë të hënës në mbrëmje, është një shkelje e marrëveshjes së tërheqjes të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian dhe ka shkaktuar shumë kritika nga partnerët e BE, por edhe nga ligjvënësit konservatorë.

Në votë u hodh një ligj i ri i tregut të brendshëm, i cili pritet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e Brexit-it të nënshkruar me BE në janar. Duke miratuar projektligjin, deputetët hapën rrugën për katër ditë diskutime intensive parlamentare këtë javë dhe tjetrën. Në debatin para votimit të parë, Johnsoni e akuzoi BE për rrezikimin e integritetit territorial të Britanisë së Madhe. Prandaj, qeveria e tij është e detyruar të veprojë në këtë mënyrë ndaj ligjit të ri.

Shumë gjëra nuk do të ishin më të vlefshme

Planet e reja, të cilat qeveria britanike shpalli papritur disa ditë më parë, pritet të shkelin në mënyrë të njëanshme disa dispozita kryesore në marrëveshjen e Brexit-it për Irlandën e Veriut. Bëhet fjalë për pezullimin e rregulloreve doganore në tregtinë e mallrave për provincën britanike dhe për kushtet për ndihmat shtetërore për kompanitë britanike.

BE e sheh këtë si shkelje të qartë të marrëveshjes së Brexitit dhe reagoi me indinjatë. Edhe qeveria britanike e pranoi se kemi një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, por e përshkroi këtë shkelje të marrëveshjeve ekzistuese si vetëm "shumë specifike dhe të kufizuar". Johnsoni gjithashtu theksoi se është thjesht e nevojshme depërtimi në marrëveshjen e Brexitit. Kjo sepse sipas tij nevojitet një "rrjet sigurie" për të mbrojtur marrëdhëniet midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë.

England | House of Commons | Brexit Debatte | Boris Johnson
Fotografi: picture-alliance/empics/House of Commons

Rezultati i pasigurt

Me këtë argument, Johnsoni hasi në një rezistencë masive nga brenda partisë së tij konservatore: Shumë Tories, përfshirë mbështetësit e Brexitit, nuk duan të mbështesin shkeljen e planifikuar të ligjit. Para se të fillonin diskutimet parlamentare, ata kërkuan që projektligji të tërhiqej.

Midis kundërshtarëve të Johnsonit janë ish-kryeministrat konservatorë si David Cameron dhe John Major. Ata druhen se përçarja mund të lëkundë besimin ndërkombëtar ndaj Britanisë së Madhe dhe të rrezikojë paqen tashmë të brishtë në Irlandën e Veriut. Rezultati i diskutimeve të ardhshme parlamentare për Brexitin konsiderohet i pasigurt.

David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e referendumit për Brexit, ishte ish-kryeministri britanik i fundit i gjallë që shprehu shqetësimet e tij në lidhje me projektligjin, duke paralajmëruar orë para debatit se "kalimi i një projektligji në Parlamentit dhe pastaj vazhdimi i shkeljes së një detyrimi të traktatit ndërkombëtar është gjëja më, më e fundit që duhet të mendoni."

Theresa May, John Major dhe ish kryeministrat laburistë, Tony Blair dhe Gordon Brown kishin folur para tij.

aud (rtr, dw)