1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektbuxheti i Portugalisë në Gjykatën Kushtetuese

afp, dpa, rtre2 Janar 2013

Gjykata Kushtuese në Portugali, vend i përfshirë nga kriza, do të shqyrtojë buxhetin e diskutueshëm të kursimeve drastike për vitin 2013.

https://p.dw.com/p/17CYv
epa02702450 The President of the Republic Anibal Cavaco Silva delivers his speech during the 25 April celebrations, marking 37 years of the revolution, at Belem Palace, in Lisbon, Portugal, 25 April 2011. The 25 April Revolution, also known as the Carnation Revolution, was a peaceful leftist military coup d'etat which brought an end to the authoritarian government of the 'Estado Novo', led by Antonio de Oliveira Salazar from 1932 to 1968, when he fell ill. Marcelo Caetano was then appointed head of state, until the Carnation Revolution of 25 April 1974, which ushered in democratic reform. EPA/INACIO ROSA +++(c) dpa - Bildfunk+++
Portugal Präsident Anibal Cavaco SilvaFotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti Anibal Cavaco Silva tha në fjalën e tij në televizion me rastin e Vitit të Ri, se buxheti i kursimeve i miratuar nga parlamenti në fund të nëntorit zgjoi dyshime në lidhje me korrektësinë e shpërndarjes së barrës së shkurtimeve financiare. Për këtë arsye ai ka kërkuar ndihmën e Gjykatës Kushtetuese. Cavaco Silva pavarësisht nga rezervat e kish miratuar buxhetin të premten (28.12.2012) e kësisoj ai hyri në fuqi natën e ndërrimit të viteve më 1 janar.

A woman with a Portuguese flag attends an anti-austerity protest in front of Portugal's parliament in Lisbon November 27, 2012. Portugal's parliament gave final approval on Tuesday to a 2013 budget which promises a third year of recession and the biggest tax hikes in modern history to ensure international bailout terms are met. A few thousand protesters gathered outside parliament to oppose the bill, which far-left opposition lawmakers have promised to challenge in the country's constitutional court. REUTERS/Jose Manuel Ribeiro (PORTUGAL - Tags: POLITICS CIVIL UNREST BUSINESS EMPLOYMENT)
Protesta para parlamentit në Lisbonë kundër projektbuxhetit për kursim, më 27.11.2012Fotografi: Reuters

"Me hyrjen e buxhetit në fuqi do të shkurtohen të ardhurat e qytetarëve si pasojë e rritjes së taksave dhe shkurtimeve në sektorin social. Të gjithë do të preken, por disa do të goditen edhe më fort se sa të tjerë, gjë që nxit dyshime lidhur me shpërndarjen e barrës së shkurtimeve. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, atëherë vendi do të ishte privuar nga instrumenti i më i rëndësishëm i politikës ekonomike", arsyetoi kreu 73 vjeçar i shtetit.

Në bazë të projektbuxhetit në vitin 2013 do të duhet të kursehen 5,3 miliardë euro, nga të cilat 80 për qind e tyre duhet të sigurohen përmes rritjes së taksave. Portugalia është e detyruar që në këmbim të ndihmave ndërkombëtare financiare të ulë deficitin buxhetor. Ndërkohë kuota e papunësisë në vendin më të varfër të Europës Perëndimore ka arritur së fundi rekordin në rreth 16 për qind.