1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Programi TEMPUS i BE-së mbështet kualifikimin Mastër për financierët shqiptarë

Arben Muka9 Prill 2007

Në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, për herë të parë po pranohen aplikime në kualifikimin Mastër për financat e ndërmarrjeve

https://p.dw.com/p/As59
Universiteti i Tiranës
Universiteti i TiranësFotografi: DW

Ata që e kanë të drejtën për ta kryer këtë kualifikim pasuniversitar janë studentë që kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në këtë degë dhe që punojnë në firma e kompani private. Instalimi në fakultetin e Ekonomisë në Tiranë është bërë nga një mbështetje e programit të Bashkimit Europian për kualifikimin shkencor që njihet dhe si programi TEMPUS, dhe është një akord kooperues mes Ekonomikut në Tiranë me homologët e vet në Universitetin e Modenës në Itali dhe kolegji Xhea në Slloveni.

Dekani i fakultetit Ekonomik, prof. dr. Dhori Kule, thotë për Deutsche Wellen se “Iniciatorë të këtij projekti ambicioz të standarteve europiane janë ata të rinj shqiptarë që kanë përfunduar studimet në Itali dhe tani punojnë në institucionet kërkimore e shkencore atje”.

Për rektorin e Universitetit të Tiranës, prof. dr. Shezai Rrokaj kualifikimi për Mastër në financat e ndërrmarjeve do të përhapet dhe në fusha të tjera në rrjetin universitar në Shqipëri. Ndërkohë për ambasadorin italian në Shqipëri, Masimmo Januci, hapja e këtij kualifikimi pasuniversitar “ka rëndësi për përmbajtjen e tij, pasi është një bashkë punim i drejtëpërdrejtë mes pedagogëve shqiptarë dhe atyre italianë në aftesitë menaxheriale. Përfituesit e tij do të jenë të rinjtë shqiptarë që kanë ambicie dhe nivel të lartë njohurish për ti futur ata në sfidat e të ardhmes së zhvillimit ekonomik të vendit”.

Sipas ekspertëve një kualifikim Mastër i ekonomistëve shqiptarë me anë të këtij programi ka të njëjtën vlerë si në kualfikimet që zhvillohen në institucionet universitare italiane, apo dhe në vendet e tjera të BE-së .