1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prodhuesit shqiptarë duhet të kenë më shumë vetëbesim

Shuka, Anila10 Qershor 2008

Intervistë me Markus Zanettin, drejtues i përfaqësisë së Dhomës Tregtare Gjermane në Shkup i cili mbulon edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

https://p.dw.com/p/EGbO
Markus Zanetti
Markus ZanettiFotografi: DW/ Anila Shuka

Deutsche Welle: Çfarë kërkojnë investitorët gjermanë për të ardhur në rajon?

Markus Zanetti: Qëndrueshmëri është ajo që kërkojnë investitorët. Një fjalë e urtë thotë: Paraja është kaproll i ndrojtur. Nuk mund të pritet që dikush që mendon se mund dalë me humbje do të shkojë të investojë. Është shumë e rëndësishme që siguria ligjore, stabiliteti politiko ekonomik, efiçienca e adminsitratës publike, transparenca në luftën kundër korrupsionit, të jenë gjëra që jo vetëm duhen bërë, por edhe të komunikohen. Fakt është që sa më shpejt të ecin gjërat, aq më të lehtë e ke në të ardhmen. Asnjë vend i Ballkanit nuk ka shumë kohë për të humbur.

Deutsche Welle: A do të thotë kjo se Ballkani është më mirë se ç'e ka namin?

Markus Zanetti: Unë jam për vete i ri në rajon dhe kam vënë re është ndryshe nga ç'paramendoja. Dhe isha para pak kohësh në Shqipëri dhe mbeta i befasuar, madje i shokuar pozitivisht. Ne prandaj edhe po e mbështesim DIHA-n, Dhomën e Tregtisë Gjermano-Shqiptare, që sapo është krijuar. Për të lidhur më shumë biznesmenët shqiptarë me ata gjermanë. Unë mendoj se firmat shqiptare duhet të jenë në këtë drejtim më të guximshme dhe të kenë më shumë besim tek vetja."


Deutsche Welle: Çfarë keni parasysh?


Markus Zanetti: Për shembull, bashkëpunimi mes prodhuesve shqiptarë të lëkurës dhe sipërmarrjeve italiane është prodhim me porosi. Kjo nuk u jep mundësinë firmave shqiptare të bëhen vetë aktive në të ardhmen, por vetëm sa i mban të varura dhe u lë shumë pak hapësirë veprimi. Këto nuk janë metoda bashkëkohore.


Deutsche Welle: Qeveria shqiptare aktualisht ka ftuar investitorë për të ndërtuar një central bërthamor. Mendoni se kjo është një zgjidhje e mirë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza energjetike?


Markus Zanetti: Mendoj se zgjidhja për këto tregje duhet të jetë në të ardhmen dhe jo në të kaluarën. Këtu kam parasysh edhe Kosovën. Në Kosovë ka rezerva të mëdha të qymyrit, ku mund të investohet më së miri. Por mendoj, se i gjithë Ballkani ka një mundësi të madhe për të përfituar energji dhe se nuk duhet harruar që Gjermania është një vend me teknologji të lartë, e aty mund të bëhet shumë më tepër.