1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ProCredit 11 vjet në Shqipëri

Arben Muka11 Tetor 2006

Duke e nisur aktivitetin qysh në vitin 1995 si fondacioni kreditues FEFAD dhe me pas duke u shndërruar në një bankë të mirëfilltë, ProCredit në Shqipëri ka arritur të japë deri në fund të shtatorit 2006 afër 29 mijë kredi në një shumë mbi 91 milion euro

https://p.dw.com/p/As6S
Dr. Frieder Wöhrmann, Drejtor i ProCredit në Shqipëri
Dr. Frieder Wöhrmann, Drejtor i ProCredit në ShqipëriFotografi: DW

ProCredit është pjesë e grupit të 10 bankave që operojnë dhe në Kosovë, Bosnjë - Hercegovinë, Maqedoni, Bullgari, Serbi e të tjera vende të Europës Juglindore. Revista prestigjoze britanike "Finance Central Europe", e ka shpallur ProCredit në Shqipëri për 2006-n si "banka më e mirë e vitit" për kthimin në investim.

Kjo bankë është anëtare e një grupi ndërkombëtar të përbërë nga 19 institucione financiare në të gjithë botën. Aksionerët e saj janë institucione financiare që kanë vlera të përafërta dhe synojnë një zhvillim strategjik të orientuar drejt zhvillimit. Aksionerët e ProCredit Bank janë institucione ProCredit Holding (aksioneri kryesor), Banka Gjermane për Zhvillim, Korporata Ndërkombëtare Finaciare, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Commerzbank.

Gjatë një interviste për programin në gjuhën shqipe të Radios Deutsche Welle, dr. Frieder Woehrmann, drejtor ekzekutiv i ProCredit Bank në Shqipëri tregon fillimisht për procesin e transformimit të saj nga një fondacion kreditues në bankë të mirëfilltë dhe vendin që zë aktualisht në sistemin bankar vendas.

Dr. Frieder Wöhrmann: ProCredit Bank është në vitin e saj të njëmbëdhjetë të kreditimit të bizneseve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Fillimisht ne nisëm aktivitetin tonë në Shqipëri në vitin 1995 si fondacion kreditues (FEFAD). Intitucioni ynë ishte i pari në Shqipëri i krijuar ekskluzivisht për të plotësuar nevojat financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Po t'i referohemi shifrave themi qe prej vitit 2001, ne kemi dhënë për biznesin privat më shumë se 44,147 kredi, një pjesë e madhe e tyre për biznese shumë të vogla dhe të vogla, me qëllim të ndikojnë në rritjen e punësimit në vend. ProCredit Bank është pjesë e grupit të10 bankave, të cilat operojnë në mënyrë të sukseshme në vendet e Europës Juglindore. Të gjitha këto banka së bashku kanë një portofol kredie në proçes ripagimi prej 1,512 milion euro dhe 1,364 milionë euro llogari rrjedhëse. Misioni kryesor i të gjithë bankave ProCredit Bank është mbështetja e zhvillimit ekonomik në vendet respektive ku ato operojnë. Ne jemi të pranishëm në vende të tilla si: Shqipëri, Kosova, Bullgaria, Bosnje - Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Rumania, Ukraina, Serbia e Mali i Zi. Gjatë njëmbëdhjetë viteve të operimit ekonomia shqiptare dhe sektori bankar është rritur shumë dhe ka pësuar ndryshime të mëdha. Përgjatë këtyre viteve ProCredit Bank është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në financimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe në ndërtimin besimit në sistemin financiar, si dhe kulturën e të kursyerit.

Deutsche Welle: Sa të shtrirë jeni ju në tregun bankar të Shqipërisë?

Dr. Frieder Wöhrmann: Aktualisht ne jemi të pranishëm në 22 degë. Tashmë nëpërmjet rrjetit tonë ne jemi të pranishëm në qytetet kryesore të vendit. Të gjithë bizneset dhe banorët e qyteteve me popullësi mbi 25,000 kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e plota të degëve të ProCredit Bank. Qëlllimi ynë është që t'i shërbejmë atyre që jetojnë përreth degëve dhe që të jemi gjithmonë afër nevojave të tyre, duke ofruar një linjë të thjeshtë produktesh të avancuara. Kjo është arsyeja që më shumë se 110,000 klientë i kanë besuar kursimet e tyre ProCredit Bank në Shqipëri.
Përsa i përket politikës së punësimit, ProCredit Bank Shqipëri është e vetmja bankë që ka hapur dyert për të rrinjtë që sapo kanë përfunduar studimet universitare. Njëkohësisht, ProCredit Bank është banka e dytë në vend përsa i përket numrit të punonjësve. Në fund të muajit shtator 2006, ProCredit Bank shënonte një numër punonjësish prej 560 vetësh, në krahasim me 489 punonjës që rezultuan në fund të vitit 2005 dhe 387 punonjësish në fund të vitit 2006. Pra një numër total prej 150 punonjësish të rinj janë janë trajnuar dhe janë tashmë pjesë e ProCredit Bank gjatë dy viteve të fundit.

Deutsche Welle: Cili është niveli i portofolit të kredisë në ProCredit Bank?

Dr. Frieder Wöhrmann: Me më shumë se 29.200 klient aktual kredie, ProCredit Bank është banka udhëheqëse në financimin e bizneseve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në vend, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit që prej 11 vjetësh. Si udhëheqëse në kreditimin e biznesit të vogël ne ofrojnë një shumëllojshmëri produktesh kredie. Portofoli bruto i kredisë nga 79.1 milionë euro që ishte në fund të vitit 2004, në fund të vitit 2005 arriti në 82.6 milion euro dhe aktualisht (deri në fund të muajit Shtatorit 2006) në 90.7 milion euro, duke arritur numri i kredive në 29,200. Kredia bujqësore është një produktet që banka ofron duke filluar që prej vitit 2003. ProCredit Bank është banka e vetme në treg që ofron kredi për sektorin e bujqësisë, duke menaxhuar një volum total të portofolit të bujqësisë prej 5 milion euro, ka arriturr ne 2,909 kredi aktive për 2006, në krahasim me totalin e volumit prej 4.3 milion euro dhe 2,511 kredi në fund të vitit 2005.
Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është gjithashtu një prej shërbimeve që ofron ProCredit Bank. Aktualisht, (deri në fund të muajit shtatorit 2006) volumi i kredisë është rreth 45 milion euro, duke i shërbyer rreth 1400 klientëve të vegjël dhe të mesëm. Kredia konsumatore dhe kredia për blerje dhe rinovim shtëpie ofrohet në treg që prej vitit 2001 me qëllimin për t'i shërbyer klientëve tanë ekzistues, duke arritur në një numër prej 1,100 kredish dhe një volum prej 14 million euro.

Deutsche Welle:
Ju e keni konsideruar muajin tetor si një fushatë ndërgjegjësimi për fëmijët, për çfarë bëhet fjalë?

Dr. Frieder Wöhrmann: Me synimin që të ndërtojmë kulturën e kursimit tek brezi i ri në ProCredit Bank muaji tetor është konsideruar si fushatë e edukimit për fëmijët e quajtur ProKid. Ne besojmë që për të ardhmen edukimi është shumë i rëndësishëm që do të thotë edukimi për kursimin dhe edukimi për të punuar me bankat. Për këtë ne kemi hapur dyert e të gjitha degëve tona duke ftuar fëmijët të vijnë së bashku me prindërit për të hapur llogarinë e kursimit ProKid, si dhe për tu njohur me ProCredit Bank. Çdo të shtunë në bankë ne organizojmë në mënyrë që fëmijët të ndjehen mire dhe të kenë dëshirë të kthehen sërish.

Deutsche Welle: Cilat janë vlerësimet e institucioneve të specializuara për aktivitetin e ProCredit Bank në Shqipëri?

Dr. Frieder Wöhrmann: ProCredit Bank është e vetmja bankë në Shqipëri e klasifikuar nga Agjensia ndërkombëtare "Fitch Ratings". Vlerësimi ynë me notën "B" mund të konsiderohet si një sinjal mjaft pozitiv dhe është vlerësimi i parë i dhënë për vendin tonë. Viti 2006 ishte një periudhë tjetër mjaft e rëndësishme për ProCredit Bank në Shqipëri, e cila u cilësua revista prestigjoze angleze Finance Central Europe si "Banka më e mirë e vitit" për të ardhurat nga investimet (ROI). Gjithashtu vitin e fundit Revista Shqiptare Monitor pas analizës së ecurisë vjetore shpalli ProCredit Bank për vitin 2005 si banka e dytë në vend përsa i përket treguesve ROA (të ardhurat nga aktivet) dhe ROE (të ardhurat nga kapitalet. Këto vlerësime e cilësojnë ProCredit Bank në Shqipëri si një bankë e besueshme dhe një institucion financiar të konsoliduar.