1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi Stutthof: Dënim me kusht për ish-SS 93 vjeçar

23 Korrik 2020

Një ish-roje në kamp përqendrimi gjatë Luftës së II Botërore u dënua në moshën 93 vjeçare me dy vjet kusht nga gjykata për bashkëpërgjegjësi për vrasje.

https://p.dw.com/p/3fplc
Deutschland Hamburg | Fortsetzung Prozess | SS-Wachmann
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Heimken

Gjykata e Qarkut të Hamburgut konsideroi si të provuar bashkëpërgjegjësinë e Bruno D. për vrasje në 5230 raste gjatë kohës që ai pati shërbyer si roje SS në kampin e përqendrimit Stutthof. Bashkëpaditës në proces ishin rredh 40 të mbuijetuar dhe të afërm të viktimave. Gjyqtarja vlerësoi gatishmërinë e ish-rojes SS për të marrë pjesë në proces dhe për të dëgjuar dëshmitë e viktimave. Megjithatë ai deri në fund refuzoi të pranojë fajin e tij. „Ju e keni konsideruar veten si vëzhgues" i tha gjyqtarja të akuzuarit. Procesi zgjati nëntë muaj dhe për habi ai u zhvillua në kuadër të proceseve penale për të rinj, sepse Bruno D. ka qenë 17 vjeç, kur ka kryer shërbimin një vjeçar si roje në kampin e përqendrimit Stutthof në gusht të vitit 1944.

 Edhe pas 76 vjetësh Bruno D. mund të dënohet. Vrasja nuk vjetërohet në legjislacionin e Gjermanisë. E po ashtu që pas procesit ndaj rojes së kampit të shfarrosjes John Demjanjuk më 2011 nuk është më e nevojshme një provë konkrete për veprimin : Mjafton, që të kesh qenë roje në një kamp përqendrimi për të shqiptuar dënimin. Rasti i Bruno D. është një „shembull shablon për bashkëpërgjegjësinë në vrasje", tha prokuroria në pretencën e mbajtur të hënën (20.07).

Një ingranazh i vogël në makineri

Rojet si Bruno D. e kanë ditur mirë, se çfarë ndodhte në kamp, argumentojnë prokurorët. Ata kanë pasur kontakt me të dënuarit, kur atyre u duhej të shkonin në punë dhe i kanë penguar në mënyrë aktivë të dënuarit që të arratiseshin. "Nëse jeni një ingranazh i vogël nëmakinerinë e vrasjeve masive, nuk është e mjaftueshme që vetëm të mbyllësh sytë", tha prokurori Mahnke. I akuzuari Bruno D. e pranoi vet, që ka pasur dijeni për mizoritë brenda kampit.

Mbrojtja u mbështet tek pozicioni pa rëndësi i Bruno D. në sistemin e kampit të përqendrimit. Në pretencën e mbajtur të hënën (20.07) avokati mbrojtës Stefan Waterkamp, iu referua aspektit që deri tani në Gjermani nuk ka pasur një veprim të faktuar duke qenë një roje e thjeshtë SS në një kamp përqendrimi. Gjithashtu puna si roje në kullën e vrojtimit nuk ka influencuar në 5230 raste vrasjeje brenda kampit. Kjo dhe të tjera krime, sipas avokatit Waterkamp, janë kryer prej një grupi të vogël SS brenda kampit, të cilët kanë pasur akses tek të burgosurit. Edhe vet i akuzuari Bruno D. e mori fjalën në proces duke deklaruar: „Sot dua që t'u kërkoj ndjesë të gjithë atyre, të cilëve u është dashur ta bashkëpërjetojnë këtë marrëzi. Një gjë e tillë nuk duhet të përqëritet më" tha ai duke u prononcuar për herë të fundit në proces.

Gjendja në Stutthof

Në janar gjatë këtij procesi në Hamburg dëshmoi ish- i burgosuri në Stutthof  97 vjeçari Johan Solberg nga Norvegjia. Ai tha, se ka qenë dëshmitar i njëmbëdhjetë ekzekutimeve, ndër ta edhe fëmijë. Gjiothashtu ai tha, se kishte parë se si rreth 100 të burgosur, shumica hebrej, dërgoheshin çdo ditë në dhomat e gazit.

Kampi i përqendrimit Stutthof ishte e parim që nacionalsocialistët e ndërtuan jashtë kifijve gjerman. Ai ishte dhe një ndër kampet e fundit që u çlirua. Stutthof ndodhet rreth 30 km në lindje të Gdanskut në veri të Polonisë. Ky kamp ishte i gatshëm si kamp të burgosurish një ditë pas sulmit të Gjermanisë ndaj Polonisë në shtator 1939. Deri në vitin 1945 në Stutthof gjetën vdekjen rreth 63.000 deri në 65.000 vetë, ndër ta rreth 28.000 ishin hebrej,

Procesi i fundit kundër krimeve naziste?

Ndonëse ende vazhdojnë procese kundër dorasve nacionalsocialistë, mosha e tyre tregon që ato tashmë janë drejt fundit. Vendimi kundër Bruno D. mund të jetë i fundit, që shqipton një gjyq gjerman kundër krimeve naziste: Vetëm tre muaj pas fillimit të procesit kundër Bruno D. një tjetër ish-roje në Stutthof, 95 vjeçari Johan R. në shkurt 2019 u shpall i paaftë për të hapur procesin. Edhe procesi kundër mjekut në Auzhvic, Hubert Z. u pezullua në Neubrandenburg më 2017, pasi 96 vjeçari vuante nga demenca.

Kanë kaluar tre vjet qëkurse u shqiptuan dy gjykimet në proces kundër nacionalsocialtëve. Në korrik 2015 një gjykatë në Lyneburg dënoi me katër vjet burg për bashkëveprim për vrasje në 300.000 raste „llogaritarin e Auzhvicit", Oskar Gröning. Në qershor 2016 u dënua në Detmonld për bashkëveorim në vrasje në 170.000 raste roja SS Reinhold Hanning. Ky i fundit shkoi në apel, por ndërroi jetë ende pa u mbyllur procesi. Në Poloni në fund të viteve 1940 janë zhvilluar gjithashtu procese për kampin e përqendrimit Stutthof. Reth 78 ish-roje janë dënuar, disa prej tyre me vdekje.