1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problemet e migrantëve në Gjermani & Futbolli dhe migrantët & Portrete nga Gjermania

11 Qershor 2010
https://p.dw.com/p/NoqX

Ndodh shpesh që fëmjët e migrantëve e kuptojnë fare mirë gjuhën e prindërve të tyre, por ngaqë nuk e kanë mësuar në shkollë, ata nuk janë në gjendje ta përdorin atë edhe në profesion. Për të mos e humbur këtë potencial, universiteti i Regensburgut në Gjermani u ofron atyre tani kurse alfabetizimi dhe një vit studimi në vendin e të parëve.

Migrantët e Berlinit e adhurojnë futbollin. Turqë, arabë apo rusë - të gjithë luajnë me po aq pasion futboll si kryeqytetasit e tjerë gjermanë. Klubet sportive pranë lumit Spree përbëhen nga skuadra të përziera. Klubi më i madh quhet "Türkiyemspor" e ndonëse përkthimi do të thotë "Turiqa ime", në këtë klub luajnë të rinj nga 25 kultura të ndryshme. Por situata nuk është gjithmonë harmonike. Shpesh lojtarët fyhen me fjalë raciste. Sidmos vajzat që marrin pjesë gjithashtu në këtë klub nuk e kanë të lehtë. Sepse shpeshherë prindërit nuk kanë shumë mirëkuptim për "futboll vajzash".

Në afërsi të Darmshtatit, ndërmjet autostradës dhe aeroportit të Frankfurtit, është „Loop5": Një qendër e re tregtare, e cila u hap në tetor të vitit të kaluar. Dhjetëra mijëra vetë vërshojnë çdo ditë përmes holleve, ngjiten e zbresin nëpër shkallët elektrike, shikojnë vitrinat e dyqaneve. Sidomos gratë qëndrojnë para një dyqani me këpucë të shtrenjta. Këtu punon gjermano-rusja, Marina Paul.

Autor: Anila Shuka/Jens Rosbach/Zheneviev Ber

Redaktoi: Bahri Cani