1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prizren:Parku gjerman strehimore për të prekurit nga tërmeti

Bekim Shehu
27 Nëntor 2019

Parku Inovativ Trajnues në Prizren, ofron 800 shtretër për familjet e prekura nga termeti në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/3Tqil
Kosovo - Prizren
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Parku inovativ i trainimeve në Prizren, që deri para disa muajve ishte baza e trupave gjermane në Kosovë, u shndërrua në strehimore të përkohshme të familjet e dëmtuara nga termeti në Shqiperi. Njoftimi u bë i ditur nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe qeveria e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, zyrën e GIZ-it (Fondacion gjerman ) në Kosovë  dhe Komunën e Prizrenit kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues. Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët, që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Kosovë.

Qeveria e Kosovës menjëherë ka vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejshëm për zbatim.

Edhe shumë familje nga Kosova tashmë publikisht po ofrojnë shtëpitë e tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Disa familje nga Shqipëria tashmë kanë arritur në Kosovë për strehim. Vullnetar të shumtë në Prishtinë po grumbullojnë ndihma të ndryshme për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri. Këto ndihma po mblidhen pa ndërprerë që nga dita e djeshme. Ndihma po mblidhen edhe në shumë qytete të tjera të Kosovës dhe po dërgohet për në Shqipëri.