1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prezantohet programi i presidencës gjermane në Maqedoni

Fatos Musliu27 Dhjetor 2006

Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Ralf Bret gjatë prezantimit të programit të punës të presidencës gjermane në BE, thekson se Gjermania është e angazhuar edhe në zgjidhjen e statusit të Kosovës

https://p.dw.com/p/Ara7
Shkupi
ShkupiFotografi: DW

Me moton "Evropa bëhet vetëm së bashku", Gjermania hyn në presidencën e dymbëdhjetë në Bashkimin Evropjan. Ambasadori i Gjermanisë ne Maqedoni Ralf Bret ka prezantuar programin e punës gjatë presidencës së Gjermanisë me Bashkimin Evropian prej 1 janar deri më 28 qershor të vitit 2007. Programi i ndarë ne tre kapituj ka të bëjë me regullimin e çështjeve juridike, punët e brenshme dhe politikën e përbashkët për siguri dhe mbrojtje. Gjermania gjatë presidencës do të angazhohet për jetësimin e projektit të kushtetutes së BE-së. Për këtë qëllim do të përgatitet një axhendë e veçantë për shpëtimin e kushtetutës Evropjane.

"Kushtetuta e Evropës është një mjet me të cilin BE-ja do të jetë më demokratike, më e aftë për veprim, më efikase dhe më transparente" ka deklaruar ambasadori gjerman Ralf Bret.

Shtetet anëtare të BE-së shpresojnë që qëllimin e tyre për miratimin e kushtetutës ta përfundojnë deri në vitin 2009-të. Miratimi i kësaj kushtetute do të jetë nxitje e fortë edhe për procesin e zgjerimit të BE-së. Presidenca e Gjermanisë në BE, vëmendje të veçantë do ti kushtojë edhe politikës së jashtme.

"Kërcënimet nga konfliktet rajonale, terrorizmi, shtetet në shpërbërje dhe kriminaliteti i organizuar bëjnë nxitje që strategjia Evropiane për Siguri të formësohet në një politikë më efikase dhe koherente", vlerëson ambasadori Ralf Bret.

Shtetet kandidate për anëtarësim në BE duhet të vazhdojnë me reforma dhe efikasitet që një ditë të bëhen anëtare të plota të BE-së: "Kushtetuta e BE-së është axhenda politike dhe ajo nuk do ta pengojë zgjerimin e BE-së me shtete të reja" thotë Ralf Bret.

Gjermania do të përcjellë për së afërmi edhe definimin e statusin përfundimtar të Kosovës. "Gjermania është e angazhuar në këtë çështje në mënyrë indirekte. Ne përkrahim Ahtisarin dhe qëndrimet e grupit të kontaktit. Pas definimit të statusit të Kosovës, BE-ja atje do të ketë misionin më të madh civil"- vlerëson ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Ralf Bret.