1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Gyl prezantoi qeverinë e re turke

30 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BZZ7

Presidenti i ri i Turqisë, Abdullah Gyl (Gül) e ka paraqitur kabinetin e ri qeveritar vetëm një ditë pas zgjedhjes në këtë post. Në kabinet do të jenë të paktën tre ministra me qëndrime sekolariste. Pasardhës i Gylit në postin e ministrit të jashtëm do të jetë 40 vjeçari Ali Babacan, i cili angazhohet për anëtarësimin e Turqisë në BE. Babacan e ka prezantuar vendin e tij në bisedimet e deritanishme me Brukselin. Ai ka përfunduar studimet në SHBA dhe ka luajtuar një rol vendimtar në zbatimin e reformave ekonomike. Babacan është fetar mysliman, por angazhohet për ndarjen e shtetit dhe fesë.