1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier vlerëson rabinët e rinj dhe dënon antisemitizmin

23 Nëntor 2022

Frank-Walter Steinmeier e quan shugurimin solemn të klerikëve të rinj hebrenj një "ditë gëzimi". Por sulme të reja vazhdojnë të shqetësojnë hebrenjtë e Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/4Juoj
Shugurimi i rabineve dhe presidenti gjerman Steinmeier
Fotografi: Michael Matthey/dpa/picture alliance

Pesë rabinë të rinj. Judaizmi gjerman feston në Hanover shugurimin e pesë klerikëve që janë trajnuar vitet e fundit në seminarin ortodoks "Hildesheimer'schen" në Berlin. Që nga viti 1945 nuk janë shuguruar kaq shumë rabinë në Gjermani në një ceremoni të vetme. Shkak për këtë është edhe pandemia e koronas, e cila i kishte bërë të pamundura festime të tilla që nga viti 2020.

Frikë nga sulmet

Por vendi i festës, pjesët zyrtare solemne të të cilës thuhen dhe këndohen në hebraisht, është i veçantë. Hanoveri është vendndodhja e sinagogës së parë në Gjermani që u rindërtua pas Holokaustit. Së fundmi, në fillim të tetorit, ky vend kulti u bë i njohur në të gjithë vendin për shkak të një sulmi, të dyshuar si atentat. Gjatë liturgjisë së Yom Kippur-it, festës më të madhe hebraike, një dritare sinagoge u thye nga një përplasje. Frikë dhe panik. Komuniteti thirri policinë. Autoritetet kanë hetuar gjatë. Vetëm pak ditë më parë prokuroria dhe policia thanë se me siguri dritaren e ka goditur një pëllumb.

Këtë e ka shpjeguar presidenti i komunitetit hebre të Hanoverit, Michael Fürst, në fjalët e tij të mirëseardhjes, Zyrës Federale të Policisë Kriminale "e cila analizoi fenomenin duke marrë një mostër të ADN-së”. "Çfarë pëllumbi", thotë Fürst, "që fluturon në dritare në festën e Yom Kippurit". Tingëllon gjithashtu si një dyshim.

Kjo padyshim reflekton frikën e vazhdueshme të shumë hebrenjve në Gjermani që nga Yom Kippur-i i vitit 2019, kur dy persona ranë viktimë e sulmit në sinagogën e Halles nga një doras i së djathtës ekstreme.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili merr pjesë në ceremoni si folës e diskuton gjerësisht këtë temë. Sot, në Gjermani, "për hebrenjtë shpifet, ata i tallin, i sulmojnë fizikisht”, thotë ai. Halle nuk e ka ndryshuar këtë situatë, përkundrazi. "Numri i akteve kriminale antisemite po rritet në Gjermani”. Vetëm në mes të nëntorit një person i panjohur qëlloi me armë zjarri në derën e shtëpisë së rabinit pranë sinagogës së vjetër në Essen. Një sinagogë u dëmtua gjithashtu këtë fundjavë në Berlin. Presidenti gjerman thotë se është "i tronditur" dhe bën thirrje për vigjilencë. "Ne nuk duhet ta hedhim vështrimin mënjanë!"

Vrima plumbash në shtëpinë e rabinit të sinagogës së vjetër në Essen
Vrima plumbash në shtëpinë e rabinit të sinagogës së vjetër në EssenFotografi: Justin Brosch/ANC-NEWS/dpa/picture alliance

Vrima plumbash në shtëpinë e rabinit të sinagogës së vjetër në Essen

Ky është shugurimi i parë i rabinëve në Gjermani, në të cilin merr pjesë Steinmeier, i dyti në përgjithësi. Në shtator 2014, kur ishte ministër i Jashtëm gjerman, ai mori pjesë në Wroclaw në shugurimin e katër rabinëve të trajnuar nga Kolegji liberal Geiger në Berlin. Sot, në Hanover, ai uron rabinët e rinj ortodoksë.

Ortodokse, jo liberale

Të tërheq vëmendjen se sa fort distancohet Michael Fürst nga forma ekzistuese e judaizmit liberal në fjalët e tij hyrëse. Rajoni në juglindje të Hanoverit konsiderohet përgjithësisht si rajoni i parë në të cilin u zhvillua një orientim progresiv i judaizmit në shekullin e 19-të. Në qytetin e vogël Seesen deri në vitin 1938 ekzistonte sinagoga e parë e reformuar në botë. Dhe tani Fürst pohon çuditërisht në mënyrë kritike se ky "rajon qendror" i jetës hebreje nuk ka "asnjë lidhje me termin liberal", edhe pse kjo pohohet shpesh sot. Atëherë, si dhe tani, ka qenë fjala për "judaizëm modern".

Shugurimi i rabinëve me Presidentin Federal Steinmeier
Festimi: Presidenti Federal Steinmeier (rreshti i parë, i katërti nga e djathta), djathtas Ronald Lauder dhe Josef Schuster. Pas tyre, me çertifikatat, rabinët e saposhuguruar.Fotografi: Michael Matthey/dpa/picture alliance

Pesë rabinët që shugurohen të hënën përfaqësojnë Judaizmin Ortodoks Modern dhe veçanërisht Judaizmin Evropian. Njëri prej tyre, Nehorai Daus, ka lindur dhe është rritur në Berlin. Katër të tjerët, Mendel Itkin, Meir Yisroel Myropolskyy, Shimshon Pushenco dhe Bryan Baruch Weisz, kanë lindur në Ukrainë, Moldavi ose Angli. Shumica prej tyre kanë familje.

Të gjithë kanë studiuar në "Seminarin Rabinik të Hildesheim-it" në qendër të Berlinit. Qendra e Mësimit Ortodoks Brunnenstraße, e themeluar në vitin 1973 nga rabini Esriel Hildesheimer, ishte mbyllur dhe plaçkitur nga nazistët në vitin 1938. Ajo nuk u rihap deri në vitin 2009. Ndërkohë, ajo gëzon famë ndërkombëtare brenda ortodoksisë hebreje.

Zemra e judaizmit

Në deklaratat e tyre të publikuara me video, secili prej maturantëve nënvizoi rëndësinë e këtij institucioni arsimor. "Ai është për mua zemra e judaizmit në Gjermani," thotë Myropolskyy, për shembull. Kështu shfaqet më në fund pluraliteti i judaizmit të ringjallur në vendin e Shoah-ut. Që nga viti 2006, Judaizmi i reformuar ka shuguruar rabinë liberalë, të cilët janë trajnuar në Gjermani. Që nga viti 2009, janë shuguruar rabinë ortodoksë.

Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder erdhi në Gjermani posaçërisht për ceremoninë. Pas Holokaustit, nënvizon ai, askush nuk mendonte se do të kishte përsëri një shans për jetën e hebrenjve në Gjermani.  Lauder, i cili mbështet masivisht rindërtimin e jetës hebreje në Evropën Qendrore dhe Lindore falë mjeteve financiare të fondacionit të tij, më pas i bën homazhe angazhimit të kancelarëve Konrad Adenauer (1949-1963) dhe Willy Brandt (1969-1974). Por Lauderi përmend edhe sulmin në Halle. Menjëherë pas incidentit, ai u ndal para derës së drurit të sinagogës e cila ndaloi sulmuesin. "Qeveria tani kujdeset për jetën e hebrenjve në Gjermani," paralajmëron ai.

Rektori i Seminarit Rabinik të Berlinit, Rabini Moshe Farbstein, uron rabinin Shimshon Pushenco
Rektori i Seminarit Rabinik të Berlinit, Rabini Moshe Farbstein, uron rabinin Shimshon PushencoFotografi: Michael Matthey/dpa/picture alliance

Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, informon rabinët e rinj për detyrat e tyre. Ai përshkruan shqetësimet materiale të shumë anëtarëve të moshuar të komuniteteve hebreje që kanë ardhur në Gjermani nga Evropa Lindore në vitet dhe dekadat e fundit dhe që tani rrezikohen nga varfëria, sepse politikanët nuk u japin zgjidhje rasteve të vështira dhe i përdorin ato si "top loje". Schusteri sulmon gjithashtu narrativat konspirative të ekstremistëve të krahut të djathtë dhe populistëve të krahut të djathtë. Për ta, hebrenjtë "bëhen përsëri kurbanë".

Komuniteti hebre në Gjermani është "i trazuar” dhe "ndihet i pasigurtë”. Për këtë kontribuoi edhe shtrirja e antisemitizmit në ekspozitën e artit Documenta. "Komunitetet janë zemra e komunitetit hebre," u tha Schuster rabinëve të rinj. "Ju lutemi kujdesuni si duhet për ta."

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C