1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti francez, Zhak Shirak mbi referendumin e kushtetutës evropiane

Barbara Schulte15 Prill 2005

Presidenti francez Zhak Shirak për herë të parë po ingranohet në fushatën aktuale në Francë për kushtetutën evropiane dhe po përpiqet të fitojë mbështetjen për kushtetutën e përfolur. Në një debat të hapur televiziv me 80 francezë të moshave të ndryshme në televizionin TF1, Shirak tha, se një Evropë e fortë, e bashkuar dhe e organizuar ju shërben në këtë kohë globalizimit dhe interesave të Francës

https://p.dw.com/p/ArEl
Presidenti francez, Zhak Shirak flet për kushtetutën evropiane
Presidenti francez, Zhak Shirak flet për kushtetutën evropianeFotografi: AP

Një këmishë me kuadrata, kravatë me vija e lidhur lirshëm, i qeshur! Pa dyshim presidenti francez u përpoq të paraqitej sa më i lirshëm para publikut në debatin e hapur televiziv të TF1.
Presidenti dhe 80 francezë të përzgjedhur nga mosha 18 deri në 30 vjeç të ulur përbri njëri -tjetrit, nuk gjetën një gjuhë të përbashkët, sidomos kur 23 vjeçarja, Shalote drejtoi një pyetje shumë të qartë:
"Çfarë avantazhesh do të na sjellë neve zgjerimi i Bashkimit Evropian? Nuk e kanë francezët të nevojshme stabilitetin? Ne kemi frikë nga humbja e sigurisë sonë sociale. Kur ne nuk po arrijmë të ulim papunësinë këtu në Francë, si do të funksionojë kjo në një Evropë me 25 anëtarë, ku proceset e dakordimit janë shumë më të vështira."

Të rinjtë e ftuar tundën kokën në shenjë miratimi. Përgjigja e presidentit i ra anash temës dhe nuk ishte aq e saktë:"Unë çuditem kur dëgjoj që njerëzit në Francë kanë frikë. Unë ju kam thënë se evropianët kanë mjaft arsye të jenë krenarë për vetveten. Franca ka një vend të shkëlqyer në familjen evropiane, ku ne mund t'i mbrojmë shumë mirë interesat tona. Këtë ndjenjë frikë nuk arrij t'a kuptoj sidomos tek të rinjtë. Unë për veten time kam besim në të ardhmen dhe besoj tek Franca."
Nga fytyra e vajzës së re mund të kuptohej që në të vërtetë pyeti për pasojat e zgjerimit të Bashkimit evropiane, dukej se ajo nuk ishte aq e kënaqur me përgjigjen e presidentit.

Ndërkohë që pyetjet e diskutuesve në debat po merrnin një drejtim gjithnjë e më të mprehtë, përgjigjet e presidentit francez ishin shpërndara, në to mund të vije re vetëm aftësinë disavjeçarë të ushtrimit në debate politike. Këtyre të rinjve përgjigjet me cilësi retorike të presidentit nuk mjaftuan për të zhdukur dyshimet e tyre përsa i përket zgjerimit të BE-së.

Një gjë doli qartë nga kjo mbrëmje debati në televizionin francez. Zhak Shirak nuk do të japë dorëheqjen edhe po qe se dështon referendumi. Përgjigja e tij kur ju bë një pyetje e tillë ishte e shkurtër, e vendosur dhe precize.
"Jo, jo, jo."

Dy orë me radhë në debatin televiziv pyetën të rinjtë francezë për Evropën, për drejtimin e shërbimeve publike, balancimin në çështjet agrare, për pranimin në Bashkimin evropian të Turqisë. Edhe presidenti francez deri në minutën e fundit ishte mjaft i angazhuar dhe përqëndruar në dhënien e përgjigjeve, një arritje për presidentin 72 vjeçar. Nëse kjo arritje mjafton që francezët të mos i thonë Jo kushtetutës evropiane kjo nuk dihet akoma.