1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Premoze: Shqipëria ka nevojë për institucione që të luftojnë krimin e organizuar brenda vendit

Ani Ruci12 Prill 2006

Intervistë me Janez Premoze, ambasador në Ministrinë e Jashtme të Slovenisë, kryetar i Inisiativës së Paktit të Stabilitetit kundër krimit të organizuar pjesëmarrës në konferencën rajonale që përfundoi të mërkurën në Tiranë, për përfshirjen e Parlamenteve të EJL në këtë luftë

https://p.dw.com/p/Argp
Tirana
TiranaFotografi: DW

Pyetje: Si do ta paraqisnit situatën lidhur me krimin e organizuar dhe format e tij në Europën Juglindore apo ndryshe Ballkanin Perëndimor?

Përgjigje: Rajoni që ne e quajme si EJL është burim i krimit të organizuar dhe një hapësire tranziti për organizatat kriminale që vijne nga pjesë të tjera të botës përtej Ballkanit Perëndimor nga Azia Qendrore, le të themi. Dhe se treti EJL është një destinacion për shumë nga aktivitetet e krimit të organizuar.Nëse flasim format e shfaqjes së tij dhe luftën ndaj tyre, do të thoja: luftë kundër trafikimit të qenieve njerezore; luftë kundër trafikimit të armëve, kundër automjeteve të vjedhura, kundër trafikimit ilegal të narkotikëve dhe të drogës.

Në të gjithë rajonin kanë ndodhur ndryshime sociale në këto 10 vite te fundit. Shpërbërja e ish Jugosllavisë nxorri vende të reja, të pavarura, u formuan parlamente të reja. Në fakt administratat në të gjitha vendet e rajonit janë duke ndryshuar shumë shpejt. Kjo do të thotë ndryshim edhe i atyre që bëjnë ligjet. Ndërkohë që problemet mbeten po të njëjta. Prandaj ajo që është e nevojshme është ngritja e mekanizmave për të ngritur opinionin publik për këto probleme. Ky është një proces i vazhdueshëm. Ka një numër inisiativashj që i përgjigjen nevojave të rajonit, dhe administratave të tyre te reja.

Nuk ka dyshim se qëllimi i çdo vendi të rajonit është perspektiva europiane apo euro- atlantike. Nga njera ane Nato, nga ana tjeter BE. Nuk ka asnjë vend në EJL që nuk do anëtaresimin euro-atlantik. Por si ta arrijne? Ky është problemi. Mangësitë e administratave ne trajtimin e problemve të krimit të organizuar është një problem serioz, që lidhet edhe me mekanizma dhe institucione te BE që ato të bashkëpunojnë ngushtë me institucione përkatëse në vendet e EJL që nuk janë anëtare të BE.por që aspirojnë të jenë.
Një mekanizëm i tillë është psh Pakti i Stabilitetit i cili i ndihmon këto vende me anë të treinimeve, seminareve, konferencave për të edukuar administratat. Dhe kur ato ndryshojnë siç ndodh shpesh pas rotacionit të pushtetit të fillojë nga e para me administrat e reja., ky është një proces.

Pyetje: Forcimi i bashkëpunimit rajonal mbetet një nga parakushtet kryesore për një luftë më efikase se deri me tani ndaj krimit të organizuar. Konkretisht çfarë përmban ky bashkëpunim?

Përgjigje: Bashkëpunimi rajonal do të thote që vendet e rajonit të kenë bashkëpunim ndërkufitar. Dhe në këtë rast duhet të zbatojnë të njëjtat standarte; duhet të shkëmbejnë të dhënat. Për vendet e BE që janë anëtare të Interpolit dhe të Europolit kjo është një praktike normale.e stabilizuar por për vende që nuk janë anëtare të BE bashkepunimi realizohet ose përmes marrveshjeve dypalëshe os permes institucionesh rajonale që ndihmojnë për të realizuar qëllimet e përbashkëta.
Mesazhi i kesaj konference eshte: parlamentet e rajonit duhet të ndihmohen perderisa ato hartojne dhe miratojne ligje që ndikojnë në çdo struktutre te shoqerise ne sejcilin nga vendet e rajonit. Ky proces ka vlere sidoms per vendet e ish Jugosllavise.

Pyetje: Pse, çfarë ndodh me këto vende?

Ka një lloj frike politike se mos disa nga këto bashkëpunime mund t´i nxisin këto vende përsëri drejt disa formave të një Jugosllavie të re. Pra ka një frikë politike se diçka mund te ndodhe. Ne fakt Jugosllavia qe u shpërbë po ndahet tani në entitete të cilat kanë shtetin dhe sovranitetin e tyre. Por edhe ato duhet te bashkepunojne qe te perballojne problemet e perbashketa. Dhe nje nga keto probleme eshte krimi i organizuar në territoret e tyre Pra, policia kufitare, doganore, politikanët, deputetët duhet të bashkëpunojnë, të bisedojnë me njeri -tjetrin, të shkëmbejne përvojat dhe të bashkojnë, të harmonizojnë legjislacionet e tyre me atë të BE-së.

Pyetje: Ligjet, ligjet dhe përsëri ligjet. Ndërkohë sistemi gjyqësor, gjykatat që duhet të zbatojnë ligjet, përmenden si objekt paresor i reformimit për një luftë efikase ndaj krimit të organizuar rajonal.

Pergjigje: Po, sistemi gjyqësor është një problem më vete. Është tepër i nevojshem bashkepunimi mes prokurorive të rajonit. Po i inkurajojmë vendet e rajonit të bashkëpunojnë në të gjitha drejtimet e sistemit gjyqësor dhe zbatimit te ligjit. Duhet të shkëmbehen të dhënat për të çuar kriminelët para drejtësisë.
Ka një vëzhgim, të kryer në Bruksel për efikasitetin e zbatimit të ligjit që përdoret si ilustrim:
Nder 500 persona që u arrestuan per një krim, vetem 50 prej tyre ose 10% shkuan para gjykates dhe vetem 5 prej tyre u dënuan per krimin e kryer. Ky përpjestim duhet ndryshuar n vendet e rajonit ne raport mete arrstuarit dhe ata qe marrin dënimin nga gjykatat.

Pyetje: Kryeministri Berisha, në fjalen qe mbajti ne konferencen tuaj e paraqiti krimin e organizuar të Shqiperise si nder me te rrezikshmit ne rajon dhe përsëriti prioritetin e qeverisë për një tolerance "0" ndaj tij. Veç pohimeve të mësiperme, çfarë duhet ne fakt te beje Shqiperia, per nje lufte te suksesshme ndaj krimit te organizuar?

Pergjigje: Shqipëria është vend në tranzicion si gjithe rajoni. Ajo duhet te ngreje kapacitetet e saj, ka nevojë per institucione qe te luftojne krimin e organizuar brenda vendit dhe të bashkëpunojë me institucione te ngjashme në vendet fqinje. Ngritja e kapaciteteve lidhet edhe me ngritjen e institucioneve te reja qe te merren ne nivel nderkombetar me kete lufte. Por Shqiperia ashtu si çdo vend i rajonit duhet të marrë mbi vete, disa pergjegjesi. Pra te zbatoje ligjet dhe ato pjese te legjislacionit te saj qe jane adaptuar por nuk jane zbatuar tërësisht, Shqiperia ka mangësi në burimet njerezore, i mungojne eksperte të aftë që të veprojnë në nivelin e marrjes së vendimeve. Nga ana tjetër edhe ata ekspertë që nuk janë në nivelin e marrjes së vendimeve duhet të kenë njohuri dhe kompetenca për pjesën e tyre. Jo vetëm Shqiperia, por te gjitha vendet e rajonit qe aspirojnë perspektiven europiane duhet të marrin përgjegjësi apo pronësi për inisiativat e tyre, pra në praktikë do të thotë të paguajne vetë shpenzimet dhe përgjegjësitë për veprimet që ndërmarrin...

Pyetje: Pakti i Stabilitetit, ne te cilin ju jeni drejtoni inisiativen për luftë kundër korrupsionit, është një nga mekanizmat e BE që është përpjekur t´i jape një ndihmë shumë dimensionale rajonit. A do të reformohet Pakti i Stabilitetit apo misioni i tij tanimë ka perfunduar?


Pergjigje: Pas 6 vitesh aktiviteti dhe egzistence ka ndryshume te mëdha në Paktin e Stabilitetit. Ndryshimet ne rajon ndryshuan edhe rolin e tij. Kur ai u krijua, në vitin 1999 u konceptua si nje Plan Marshall per Ballkanin Perendimor. Tani pas 6 vitesh dhe 6 miliard dollaresh duhet pranuar se perveç disa pikave te nxehta ne rajon Pakti i Stabilitetit nuk duhet më. Ajo qe i duhet Ballkanit është ngritja e kapaciteteve dhe siguria. Kjo kërkon mekanizma te ndryshme që orientohen me shume nga ekspertet sepse tani merremi me çështje ekspertësh kemi institucione ndëerkombetare, Komisionin Europian qe u jep atyre drejtimet. Perspektiva europaine sjell çdo ditë institucionet europiane me prane rajonit,: Europolin, drejtësinë europiane, pra në këtë menyre, pa prekur çështjen sensitive të zgjerimit të BE, kur kjo të mund të ndodhë, këto vende duhet te veprojnë si vende qe jane në fqinjësi europiane. Mendoj se duke vepruar kështu do të plotësohet objektivi primar i Paktit të Stabilitetit pasi ka ardhur koha që ky pakt të reformohet në diçka tjetër.