1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pranverë librash në Lajpcig

Andrea Kasiske16 Mars 2013

Edhe pse shitjet në librari janë në rënie dhe shumë librari po mbyllen, Panairi i Librit në Lajpcig është një "festë" e librave.

https://p.dw.com/p/17yjJ
Fotografi: DW

Panairi i Librit në Lajpcig, i dyti për nga madhësia atij të Frankfurtit hapi dyert. Për katër ditë me radhë dashamirës të librave dhe profesionistë në fushën e botimeve mund të njihen me botimet e më të fundit dhe prirjet në fushën e botimeve. Këtë vit në panairin e Lajpcigut prezantohen 20.000 libra dhe botime të reja. Më shumë se 2000 ekspozues dhe po aq autorë janë të pranishëm në Lajpcig ku prezantohen rreth 100.000 libra.

Panairi i Librit fillon me një ofensivë. "Kujdes libër!" është motoja e fushatës me të cilën shoqatat e botuesve gjermanë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesve për botimet e tyre në letër përballë shtimit të botimeve on-line, që mbushin portalet me të ashtuquajturit e-books.

Buchmesse Leipzig 14.03.2013
"Kujdes libër!"Fotografi: picture-alliance/dpa

Autorët vetëbotues

Temë e këtij panairi është edhe veprimtaria vetëbotuese e autorëve (selfpublishing), sepse gjithnjë e më shumë shkrimtarë të rinj kërkojnë t'i hedhin në treg veprat e tyre pa u lidhur me botuesit tradicionalë, pra në mënyrë të pavarur. Për herë të parë aty për herë të parë në Lajpcig jepet një çmim për vetëbotuesin më të suksesshëm.

Leipziger Buchmesse 2013
Pamje nga panairiFotografi: DW

Fituese është Ina Körner e cila ka shitur pa një botues 32.000 kopje të romanit të saj. Për këtë roman të tipit fantaastik ai ja bërë reklamë në blogun e saj dhe në facebook.

"Në përgjithësi, çmimi është natyrisht një mrekulli, sepse kjo tregon se na marrin në konsideratë edhe ne autorëve vetëbotues dhe atë që një autor mund të jetë mjaft i suksesshëm me një libër edhe pa pasur pas vetes një shtëpi botuese." - thotë Ina Kërner.

Konkurrencë për botuesit? Për momentin jo, më tepër një element plotësues në treg thotë Juliane Reichwein nga shtëpia botuese Knaur-Verlag Droemer Neobooks, e cila ofron një platformë digjitale për vetëbotuesit.

"Ne kemi një komunitet relativisht të madhe me më shumë se 20.000 anëtarë të cilët i lexojnë dhe gjithashtu i vlerësojnë këta libra, kështu që autori mund të marrë reagime të menjëhershme. Po ashtu ai ka edhe mundësinë që ta zbulojë ndonjë botues dhe ta përfshijë në programin e tj të botimeve të librave të xhepit." - sqaron Juliane Reichwein.

Evropa Lindore dhe librat e veçantë

Në fokus të Panairit të Librit në Lajpcig është si gjithmonë Evropa Lindore, sidomos për shkak të censurës dhe kanaleve të vështira të shpërndarjes.

Leipziger Buchmesse Panel Endstation Kroatien?
Panel për KroacinëFotografi: DW/N Rujevic

Por edhe "librat e veçantë" janë në qendër të vëmendjes në Lajpcig, ku gjen një përzgjedhje të madhe librash të botuar me një formë të lartë artistike. Si p.sh. një libër kuzhine i shtëpisë botuese Quetsche Verlag, i cili kushton 2.100 euro dhe që me siguri nuk do ta ketë vendin në tryezën e kuzhinës.

Edhe për lexuesit Panairi i Librit në Lajpcig ka shumë oferta. Këtë organizohen mbi 5000 veprimtari me lexime dhe diskutime me autorët. Edhe pse shitjet në librari janë në rënie dhe shumë librari po mbyllen, Panairi i Librit në Lajpcig është një "festë" e librave.