PPD braktis koalicionin në Maqedoni
10 Prill 2007Reklamë
Partia për Prosperitet demokratik ka braktisur koalicionin opozitar dhe në të ardhmen do të zhvillojë politikë autonome, pa ndikim të subjekteve të tjera politike.
PPD në parlamentin e Maqedonisë është e përfaqesuar me tre deputetë. Nga zhvillimet e ditëve të ardhshme do të kuptohet se a thua vallë pas braktisjes së koalicionit opozitar, PPd-ja do të hyjë në koalicionin qeveritar. Në kuloarët e qeverisë flitet se VMRO-DPMNE dhe PDSH i kanë ofruar PPD-së një post ministror.