1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Postet e reja të BE-së, zgjedhjet presidenciale në Rumani dhe përkujtimin e revolucionit paqësor në Çekosllovaki.

21 Nëntor 2009

Postet e reja të BE-së, zgjedhjet presidenciale në Rumani dhe përkujtimin e revolucionit paqësor në Çekosllovaki.

https://p.dw.com/p/KceS

Kryetarët e shteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord në takimin e tyre të posaçëm që postin e presidentit të përhershëm të Këshillit të BE-së t'ia ngarkojnë kryeministrit belg Herman Van Rompuy. Po ashtu ata ranë dakord që postin e "Ministres së jashtme" të BE-së t'ia japin britanikes Catherine Ashton.

-------------------------

Këtë të dielë në Rumani zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Meqënëse deri tani presidenti dhe parlamenti nuk arritën të binin dakord dhe bllokonin njëri-tjetrin vendi qeveriset prej javësh prej një qeverie provizore. Vlad Mixich me hollësi:

---------------------------------

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë ndryshimi i sistemit politik në Çekosllovaki kaloi i qetë. Partia komuniste nuk kishte më fuqi t'i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë. Demonstratat e 17 nëntorit shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë, apo si quhet të mëndafshtë, në Çekosllovaki. Daniel Scheschkewitz me një retrospektivë: