1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portugalia e zhytur në borxhe kërkon ndihmë financiare nga BE & Në rradhët e BE-së shtohen zërat për mbylljen e centraleve atomikë

8 Prill 2011
https://p.dw.com/p/10qIq

Portugalia do të shpëtohet nga falimentimi me ndihma financiare prej rreth 80 miliardë eurosh. Këtë e bëri të ditur komisari i BE-së për financat Olli Rehn në një takim të ministrave të financave të BE-së në Gödöllö afër Budapestit. Një ditë pas kërkesës së Lisbonës për ndihmë të partnerëve të eurozonës dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) atje u përgatit terreni fillestar. Elert Ajazaj

Pas katastrofës në Fukushima edhe në radhët e BE-së po shtohen zërat për mbylljen e centralëve atomikë që mund të jenë të rrezikshëm. Për këtë u diskutua (06.04) edhe në Parlamentin e Evropës, ku deputetë të partive të ndryshme kërkuan mbylljen e centraleve atomike që nuk plotësojnë standardet e sigurisë. Gjatë ditës së sotme (07.04) pritet të merret një vendim për një muratorium për ndërtimin e centraleve të rinj atomikë si dhe kërkesa që centralet atomikë që nuk do të plotësojnë standardet të mbyllen. Hasselbach/Pani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi