1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i shkrimtares shqiptare në Itali, Anilda Ibrahimi & Revista "Der Spiegel" portretizon një refugjat rom nga Kosova në Gjermani

5 Nëntor 2010
https://p.dw.com/p/Pzhq

Shkrimtarja shqiptare, Anilda Ibrahimi, mund të konsiderohet si shembulli më pozitiv i integrimit të emigrantëve. 38 vjeçarja emigroi në vitin 1994 në Itali dhe tashmë shkruan libra në italisht, të cilët janë të kërkuar edhe jashtë kufijve. Libri i saj i parë "Rosso come una sposa" (E kuqe si një nuse) së shpejti do të dalë për botim në Gjermani. Anila Shuka me një portret të saj.

Në moshën tetëvjeçare, refugjati rom Elvis Berisha erdhi në një fshat të Saksonisë së Poshtme. Atje ai u bë një shembull integrimi. Në ditëlindjen e tij të 18-të, atij iu tha se do të dëbohej për në Kosovë. Për të fituar lejeqëndrimin në Gjermani, atij i duhet pasaporta e Republikës së Kosovës. Ajete Beqiraj me një përmbledhje të artikullit nga revista gjermane "Der Spiegel".

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi