1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Populli turk shprehet pro ndryshimeve kushtetuese

22 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BtMm

Në të ardhmen presidenti turk do të zgjidhet drejtpërdrejt me votën e popullit dhe jo nga parlamenti. Në referendumin e organizuar për këtë çështje për një ndërrim përkatës të kushtetutës votuan 70 përqind e elektoratit. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) e quajti rrjedhën e referendumit të djeshëm si 'fitore të demokracisë'. Reforma kushtetuese parasheh ndër të tjera që në Turqi zgjedhjet parlamentare të mbahen çdo katër e jo çdo pesë vjet siç ishte deri tani.