1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Poet me gjuhë të mprehtë

Dörte Hinrichs; Hans Rubinich11 Nëntor 2006

Kantautori Wolf Biermann feston këto ditë 70 vjetorin e lindjes dhe në këtë kohë mbushen edhe 30 vjet nga largimi i tij prej Republikës Demokratike Gjermane

https://p.dw.com/p/AsDm
Kantautori Wolf Biermann gjatë një prezantimi më 29.09.2004 në Ansamblin e Berlinit
Kantautori Wolf Biermann gjatë një prezantimi më 29.09.2004 në Ansamblin e BerlinitFotografi: picture-alliance/ ZB

Stacionet shtetërore gjermanolindore lexojnë një njoftim, por jo edhe koment. Dëbimi i kantautorit Wolf Biermann duket si një njoftim i parëndësishëm për to; por pas largimit nga RDGJ-ja fama e artistit do të rritej si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

"Ky koncert ishte një përjetim. Përkushtimi me të cilin ai kritikonte gjendjen në Republikën Federale, por edhe më shumë larja e hesapeve me situatën në vendin e tij, ishte e tillë, që të gjithë dridheshin, dëgjonin, ishin të magjepsur. Besoj që një efekt të tillë si me këtë koncert Wolfgang Biermanni nuk arriti më herë tjetër" - thotë politikani socialdemokrat Egon Bahr.

Biermann për momentin pas njoftimit nga televizioni gjermanolindor, se Biermanni dëbohej nga RDGJ-ja:

"Për mua ishte si një kërcënim me vdekje. Mendova se do të merrja fund. Kjo jo si ekzemplar biologjik, sepse e doja jetën; por si Biermann që shkruan poezi dhe këngë, Biermani që nuk isha në fillim, por u bëra me kalimin e kohës, ky do të vdiste sipas gjykimit tim të atëhershëm. Ç'do të bëja unë në Perëndim?"

Perëndimi: ky është Këlni në 13 nëntor 1976. Në pallatin e sportit kantautori gjermanolindor Wolf Biermann nisi turneun e tij në Gjermaninë Perëndimore, vendin prej të cilit ishte larguar më 1953 për të shkuar në Gjermaninë tjetër, atë socialiste.

Kur u shpërngul nga Hamburgu në Berlinin lindor nuk e merrte ende me mend se sa i rrezikshëm do të bëhej njëherë për qeverinë e atjeshme. Në fillim të viteve gjashtëdhjetë Biermann fillon të shkruaj poezi, pasojnë shfaqjet e para, të cilat duartrokiten fillimisht edhe nga Partia Socialiste, moniste.

Toni i Biermannit bëhet më i ashpër kundër "gjuhëve marksiste-leniniste" të atdheut të tij. Kur më 1965 publikohet vëllimi i tij poetik "Harpa me tela" dhe disku i tij i parë në Perëndim, autoritetet gjermanolindore e akuzojnë për tradhëti ndaj klasës punëtore. Pasojnë njëmbëdhjetë vjet ndalim shfaqjesh dhe publikimi.

Edhe në Perëndim opinioni për Biermannin është i ndarë. Koncerti i tij në Këln duartrokitet fuqishëm. Edhe media konservatore brohoret. E majta shfaqet e ndarë. Shkrimtarë si Günter Grass, Heinrich Böll dhe Günter Wallraff janë në anën e Biermannit; por kantautorë si Franz-Josef Degenhart dhe Dieter Süverkrüp e përshëndesin dëbimin e tij nga RDGJ-ja.

Në Perëndim Biermannit i duhet të riorientohet dhe të ripozicionohet. Këtu e sheh ai vetë sfidën e veçantë.

"Ç'arrin të bësh kur nuk e njeh shoqërinë; kur si një i fillestar i sapolindur endesh dhe nuk kupton asgjë? Njerëzit flasin të gjithë gjermanisht dhe nuk i kupton. Përse? Sepse nuk njeh shoqërinë."

Më 1991Biermanni fiton çmimin Georg Büchner. Në fjalën e tij falënderuese ai sulmon grupet opozitare në RDGJ, të cilat i duken të ngrëna nga "metastazat e sigurimit të shtetit".

30 vjet pas dëbimit nga RDGJ-ja Biermann do të japë tani një koncert në Lajpcig duke u ngjitur në tribunë me kitarën e tij.